Flamuri pajis me pasaportë të kërkuarin Hajri Elezi: Edhe ata kanë të drejtë të marrin atë dokument

11 Shkurt 2013, 10:30Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka pranuar se i kërkuari nga drejtësia shqiptare, Hajri Elezi, që është shpallur në kërkim për shkak të skandalit me naftën vergine, është pajisur këto javë me pasaportë në komisariatin nr. 1 në Tiranë.

Sipas Shekullit, Noka e ka pranuar një gjë të tillë në një mbledhje të Komisionit të Sigurisë.

Hajri Elezi, nga zona elektorale e Nokës, u shpall në kërkim pasi u arratis nga ‘arresti shtëpiak’. Apeli ka vendosur për më tepër ta kthejë atë në burg.

Por Elezi është arratisur dhe nuk dihet se ku është.

Noka, duke pranuar marrjen e pasaportës, tha se edhe të kërkuarit kanë të drejtën për të marrë pasaportë.

16 komente në “Flamuri pajis me pasaportë të kërkuarin Hajri Elezi: Edhe ata kanë të drejtë të marrin atë dokument”

  1. albi says:

    une nuk kam deshire te komentoj lajmet, thjesht i ndjek per te qene i informuar por, ky komenti ministrit nese eshte i vertete eshte teresisht skandaloz dhe te le pa fjale,

    nuk ka rendesi emri konkret, por qe te shkoj ne polici dhe te pajiset me pasaporte nje person ne kerkim kjo eshte pa pike kuptimi

    1. se kuptoj says:

      un nuk kuptoj nje gje kur pajisesh me pashaport duhet te jesh prezent te nje intitucioni se nese ti nuk je person ste japin PASHAPORTEN; si esht e mundur qe ti shkon merre pashapaorten te NJE INSTITUCTION DHE NDERKOH JE PERSON NE KERKIM??????

  2. Kritiku says:

    Vetem shpellaret pergjigjen keshtu “edhe të kërkuarit kanë të drejtën për të marrë pasaportë”. Shpellaret qe jane vene ne postet e rendesishme te te gjithe instituticioneve te shtetit, as e kane idene e punes dhe jo me te pergjigjen sic duhet per te. I themi ketij shpellari:”si ka mundesi qe nje person qe eshte ne kerkim shkon e ben aplikim per pashaporte dhe askush nuk kujtohet qe ta arrestoje?” E marrim si te vertete qe personi ne fjale nuk eshte paraqitur fare per aplikim, por pashaporta eshte dhene ashtu sic merret rendome, duke paguar nje shume te majme, dikushit ne polici. Ne kete rast, duhet te fillohet ndjekja penale e te gjithe atyre personave qe kane bere te mundur marrjen e kesaj pashaporte dhe duhet te pasohet me doreheqjen e Ministrit te brendshem….Me falni, se harrova….shpellaret nuk e dine se cfare do te thote doreheqje. Keshtu qe ne si njerez te thjeshte duhet tua kujtojme ketyre qe “doreheqje” per shpellaret behet vetem me plumb ne balle.

  3. Durresi says:

    Ore jane ne vete keta njerez apo jo (apo se kam kuptuar mire une lete artikull). Te jesh i kerkuar nga policia, dhe kjo e fundit nne dend qe te te prangosi te jep pashaporte…

  4. Durresi says:

    Llogjika ime e refuzon nje arsyetim te tille prandaj preferoj te mendoj qe ky artikulli nuk shpjegohet mire .

  5. Cen Cibuku says:

    Keta bandite, horra dhe rrugace kane shkaterruar nga themelet kete vend.

    Kjo fytyre e poshter te cilit Saliu i ka varur celsat e Ministrise se Brendshme, ka guximin ta pajise nje te kerkuar nga ligji me pasaporte, vetem se e ka bashkefshatar nga Kukesi dhe vetem qe ai dhe fisi i tij (keta vetem logjiken e fiseve njohin) ta mbeshtese Saliun dhe PD-ne.

    Nese do te vazhdoje qe ta dominoje Shqiperine kallepi i tipit Muli nga Kuksi, kjo toke me mire te shkrumbohet, se nuk ja vlen.

    Nese ka akoma shprese se ky vend e ruan ende nje ndjenje qytetarie dhe civilizimi, duhet te zhduke nga zyrat e shtetit keto hordhi talebanesh.

  6. lulzimi says:

    mos u cuditni. Deri ne 23 qershor do shikoni e degjoni xhevahire shume me te medha se keto. Saliu per te siguruar nje fitore ne zgjedhje nuk do ndalet para asnje gjeje, sado e rende qe te jete dhe nuk do te heq dore edhe sikur vendi te shkoje ne nje situate si ne 97.
    Ne rastin konkret personat pergjegjes ne komisariatin nr 1 duhet te merren ne hetim nga prokuroria

  7. Miri says:

    Po ky qenka fare k..e.Si mund ta deklaroje kete fakt.C`fare presin koleget e tij demokrate,se marin vesh se po ju prish pune tanine fushate. Mjer ky vend me keta BISHA.Eshte pak ta thuash, po organi qe duhet ta kape i tregon rruget si te fshihet. A ka shtet,po LLalles si ka dale gjumi? Te kerkuarin e pais me dokument mender ministri.
    T U R P.

  8. H. Malo says:

    Veprim i zgjuar i idiotit Noka. Meqé zotin Elezi nuk mund ta arrestojné
    né Shqipéri se té gjithé drejtuesit e policisé e ka té fisit, Noka e
    nxjerr jashté pér ta arrestuar interpoli (sigurisht pasi té keté votuar pér PD-né.

  9. Genc says:

    Nuk eshte mire te flitet pa ditur te verteten. Dua tiu informoj se z. Elezi me vendim gjykate eshte i lire qe nga muaji Tetor i vitit 2012 dhe si rrjedhoje nuk eshte person ne kerkim. Shpresoj te mirkuptoni.

  10. kolonjari says:

    Duhet te luftojme me shume per te drejtat e lirin ,e jo per diktate e kufizim te liris, edh sikur per lirine te paguajm harac. Komentet mos i beni partiake

  11. tradheti says:

    Mjere Shqiperia ku ka rene.O shqipetare thirini mendjes dhe ngrihuni ne kembe.Keto kafshe parahistorike e kthyhen shqiperin 1000 vjet mbrapa.U zhdukt fara e tyre me soj e sorollop

  12. banija01 says:

    Prisni o shqiptare te kapen keqberesit,ata i pais ministri me pashaporta per tu aratisur.

    Shteti me i felliqur ne bote ,qe ndodhet ne Evrope dhe eshte me keq se disa shtete ne Afrike.

    Kur harin Ministri i Brendshem pranon se edhe te kerkuarit kane te drejte per pashaport, ose gjithe populli nuk eshte ne regull ose vet Ministri nuk eshte ne regull.

  13. fatmir says:

    hahaha ksai i thohe o flamur e ke gruan ne shtepi shkon i bon ate punen dhe iken hahaha

  14. laraska says:

    Ku eshte prokuroria ju lutem?????? po opozita ju lutem????? Pse disa komentues ketu marrin me shume vesh nga ligjet e ku qendron shkelja sesa prokuroria jone e juristet e PS qe do drejtojne drejtesine neser??????

  15. Artist says:

    Shqiperia po drejtohet nga te cmendur. Zoti e ruajt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje