PS do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ndarjen e mandateve

10 Shkurt 2013, 11:58Politika TEMA

Partia Socialiste do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ndarjen e mandateve të zgjedhjeve të 23 qershorit.

Ankimi i socialistëve pritet të depozitohet brenda pak ditëve dhe do të mbështetet në dy pretendime: Barazia e përfaqësimit të qytetarëve në zgjedhjet e vitit 2013 dhe shkeljet e kompetencave  të institucioneve të pavarura, siç është KQZ.

Sipas socialistëve, me lëvizjet demografike në Shqipëri, numri i zgjedhësve ka ndryshuar në qarqe të ndryshme, siç konfirmoi dhe informacioni i fundit i Ministrisë së Brendshme.

Në këto kushte, nuk mundet që vota e çdo zgjedhësi të përfaqësohet në proporcion me shpërndarjen e mandateve të deputetëve për çdo qark si në vitin 2009.

Kjo për socialistët përbën shkelje të rëndë kushtetuese, që është neni bazë me të cilin vendi hyn në zgjedhje.

Një tjetër çështje e ankimueshme për socialistët është anashkalimi i KQZ-së si një institucion i pavarur administrativ, nga ana e Kuvendit.

Për grupin e ekspertëve të PS-së, Kuvendi mori kompetencat e KQZ-së në shpërndarjen e mandateve për zgjedhjet e 23 qershorit.

Kështu që sipas gazetës Panorama, një grup ekspertësh në selinë rozë po punon për të përgatitur kërkesën, e cila do të përfshijë të gjitha elementët e antikushtetutshmërisë të vendimit të marrë me votat e shumicës në Kuvend, i cili miratoi shpërndarjen e mandateve të 2009-ës për zgjedhjet e 2013-ës.

10 komente në “PS do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ndarjen e mandateve”

  1. jimmy says:

    Keta beqirat e ps prsin tja zgjidhe gjykata ,me duket si kur e bejne kastile .

    1. revolucion says:

      un me ca po shoh esht se PS nuk mendon vetem per vete se voten per te qeveris vendin me 23 qershor e ka; se premtimet qe ka ber prekin gjith shtresen e varfer dhe menagjimin ashtu siq duhet te shtetit; dhe populli sheh nuk esht se esht qorr; ket qe po ben esht e para qe nje deputet ne korq me 20000 banor nese zgjidhet te ket vota te barabarta dhe me nje deputet ne kukes me 20000 banor; dhe me duket me se normale, sepse deputeti ne rall te par perfaqeson popullin dhe ne rrall te dyt partin; dhe e ben gjithashtu per te mbrojt dhe partit e vogla! kjo quhet te jesh i drejt kashi popullit, kashi partive te vogla dhe kashi ndergjes se tyre si parti!

  2. Albania1 says:

    Kujtova se do ti drejtoheshit gjykates se apelit per 4 te vraret e 21 janarit ?
    Apo cudia me e madhe 3 dite zgjat ?? ?

    Ketyre mor vllezer nuk ju plas trapi per popullin ..por mandatet e tyre se mos ngelen that :@

    1. ska drejtesi says:

      po ca ti drejtohesh gjykates se appelit; ate spo e zgjidhe KiE dhe as amerika dhe do e zgjidh gjykata e appelit!! Un me ket padrejtesi qe esht ber do votoj vetem per PS qe drejtesia te vihet ne vend! Sepse kur gjykata nuk pyt as per provat e FBI dhe nxjerr vendime ne interes te partis imagjino se qa behet me popullin qe ska as mbeshtetjen e amerikes e as te KiE

  3. timo says:

    Mirë bëni që i drejtoheni gjykatës kushtetuese dhe mos u vononi shumë por, mos prisni gjë nga ajo. Gjeni, paralelisht, edhe një sgjidhje tjetër.

  4. Kur sdi pse flet? says:

    @Albania1
    Robo, kur sdi pse flet mor burre? Apo llapa llapa kot, sa per te thene qe ekzistoj dhe ja, lexomeni dhe mua.
    E si mundet proceduralisht sipas Kodit te Procedures Penale Partia Socialiste apo cdo parti tjeter te ankimoje vendimin e Gjykates se Rrethit TR ne Gjykaten e Apelit kur ska qene pale ne gjykim??? Se degjova dhe gazetare injorante qe pyesnin djalin e te ndjerit Ziver Veizi: “A do e ankimoni ne apel?”. Po kjo eshte ceshtje penale, jo civile. Ne kete rast VETEM prokuroria mund te beje ankim, ASKUSH tjeter.

    Sa per kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese, PS as mos shpresoje kot. Ne maj Xhezair Zaganjorit dhe Admir Thanzes (dy nga gjyqtaret e kesaj gjykate) u mbaron mandati dhe qe tani kane filluar kontaktet me Berishen e Nishanin per ku do te emerohen. Lad Kristo (nje tjeter gjyqtar) ka hallin e djalit se mos ia heq nga ambasada ne Gjeneve Berisha. Edhe ata te tjeret ne shumice jane pa shtylle kurrizore.

    Vota, vota ne 23 qershor, ajo do ta shkunde shoqerine nga kalbesira morale ku ka rene. Nguliteni ne tru kete. C’rendesi ka PS. Po sikur PS te mos ishte fare?! Cdo benim ne populli, do ta linim Berishen te na degjeneronte dhe 4 vite te tjera. Per fat PS eshte dhe bashke me te dhe parti te tjera opozitare. Dhe as ka te krahasuar Edi Rama me Sali Berishen. Si dita me naten. Shqiptaret e kane kuptuar kete, ndaj edhe 23 qershori do jete dita e madhe e shpagimit. Poshte Berisha dhe maskaralleku i familjes se tij!

    1. VERONIKA says:

      Duhet ankimuar,jo se presim drejtèsi,por ngelet njè dokument i shkruar,dhe nè rast konstatimi manipulimi-kjo kèrkesè i bèn tè pavlefshme.Nuk ka rèndèsi se do ndèrrohen zagarèt–ashtu gjyqtarèt doja tè thoja.Eshtè shumè i rèndèsishèm dhe ankimimi pèr KQZ,janè kundèr kushtetutès,ndarja e mandateve nuk mund tè bèhej nga pallamenti,jo se me LLeshin do ishte mè mirè,por sidoqoftè ata janè nè gabim total,kjo sjell dhe mosnjohjen e zgjedhjeve–jo nga ne jo,nga vèzhguesit e botès,tè paktèn ata s’do pèrveshin dot mèngèt.
      Duhet bèrè me urgjencè!

  5. Ben Chicago says:

    te gjitha gjykatat jane te kapura nga plaku i rjedhur

  6. Dajti says:

    Pergjigja e gjykates per piken dy do te jete kunder PS do te thone kete shkelje te kompetencave te institucioneve te pavarura duhet te vije nga komisioni qendror i zgjedhjeve , ju jeni thjeshte nje parti. Per te paren eshte e veshtire te thuash cfare do ndodhi nqs gjykata ka akoma burra por jo si sashenka dhe toma mund te jepet te drejte PS

  7. astrit says:

    Kush shpreson se Gjykata Kushtetuese do te jape drejtesi, eshte naiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje