Sali Berisha dhe Frank Wisner
Nga Nicholas Watson
Business New Europe
Qeveria shqiptare lajmëroi të premten se ka bërë të pavlefshme ofertën fituese të një konsorciumi të drejtuar nga një biznesmen shqiptar, në tenderin për kompaninë shtetërore të naftës, Albpetrol.
Vendimi për të anuluar rezultatin e një tenderi qartësisht me probleme, i jep fund asaj që po bëhej një turp kombëtar për qeverinë shqiptare, e cila është duke u përpjekur të bindë BE-në se po lufton korrupsionin dhe nepotizmin në një nga qoshet më të varfra në Europë, që ka nevojë dëshpëruese për investime të huaja. Megjithatë mbeten pyetje serioze në lidhje me sjelljen e fituesit të tenderit, një biznesmen vendas, Rezart Taçi, si dhe të qeverisë shqiptare dhe konsulentit të tenderit, firmës ligjore amerikane Patton Boggs.
Ministri i Energjisë, Edmond Haxhinasto, theu një heshtje dymujore mbi afatin e tenderit të tetorit 2012, kur tha në një televizion kombëtar se qeveria ka vendosur të cilësojë të pavlefshme ofertën e parë, pasi Vetro nuk pagoi dot 170 milion euro, e barabartë me 20 përqind të ofertës fituese.
Vetro, me bazë në Çikago, e bëri ofertën përmes konsorciumit Vetro Silk Road Equity, të regjistruar në Singapor. Oferta e tyre ishte gjigande, plot 850 milion euro për Albpetrolin, që ishte më shumë se dyfishi i ofertës së dytë të kinezëve të Win Business dhe trefishi i ofertës së tretë nga Bankers Petroleum të Kanadasë. “Ky vendim autorizon grupin e negociatorëve që të vazhdojë vlerësimin e ofertave të tjera,” tha Haxhinasto për Top Channel.
Deklarata e fundit publike nga Vetro ishte në dhjetor, kur konfirmoi se i ishte kërkuar nga qeveria shqiptare që të paraqiste garancinë prej 170 milion eurosh. Nëse do besohej Vetro, garancia nuk do ishte problem për shkak se Taçi, aksionari kryesor i Vetro-s, që ka lidhje të ngushta me kryeministrin Sali Berisha, tha në nëntor se nuk është problem pagesa.
Pritshmëritë ishin të larta, për shkak se zëvendësministri i Energjetikës, Sokol Dervishaj, tha para gazetarëve më 10 dhjetor se nëse Vetro nuk depoziton të ardhurat, qeveria do të marrë 10 përqind të ofertës, sipas rregullave të tenderit. Kjo ofertë ishte garantuar nga një institucion financiar me reputacion të lartë, në këtë rast American Chartered Bank me qendër në Çikago.
Por ne zbuluam se American Chartered nuk ka lëshuar një garanci të tillë prej 10 përqind. “American Chartered nuk mund të diskutojë ose të zbulojë detaje nga marrëdhëniet me klientët, por mund të konfirmoj se American Chartered Bank nuk është përfshirë në transaksionin në fjalë,” shkroi një këshilltar ligjor i kësaj banke në një e-mail që mban datën 13 dhjetor 2012.
Dyshimet në lidhje me ekzistencën e garancisë bankare janë mbështetur edhe nga Geri Kokalari, themelues i organizatës Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike, që është angazhuar në luftë kundër praktikave korruptive në Shqipëri. Ai na tha se ka kontaktuar një zyrtar të Korporatës për Sigurimin e Depozitave, një institucion në SHBA që garanton sigurinë e depozitave, dhe ai i ka thënë se nuk ka një garanci për Vetro-n për të blerë Albpetrolin. Në fakt, American Chartered është një bankë lokale, me totalin e aseteve prej 2.3 miliard dollarë. Një garanci prej 85 milion dollarë do ishte 5 përqind e aseteve totale.
Postimi i garancive të tilla është i rëndësishëm për çdo privatizim të madh. Në rast dështimi, kompania skualifikohet automatikisht. Megjithatë, jo vetëm që Vetro nuk i skualifikua, por deklaratat e saj se ka një garanci në American Chartered u mbështetën pa asnjë mëdyshje nga komisioni qeveritar që ka për detyrë të mbikëqyrë tenderin si dhe nga këshilltari i tenderit, Patton Boggs, një firmë ligjore me bazë në Uashington, që bën avokatinë e punës së qeverisë amerikane në SHBA.
Në tetor të vitit 2012, buletini zyrtar i Republikës së Shqipërisë theksonte se Vetro ka paraqitur garancinë në shumën 85 milion euro. Buletini vazhdon duke thënë se komisioni ka kryer veprimet dhe i ka kërkuar Patton Boggs që të verifikojë këtë gjë tek American Chartered Bank. “Në një letër që mban datën 25 shtator 2012, një përfaqësues i Patton Boggs, David Farber, konfirmoi se ka kryer verifikimet në këtë bankë dhe informoi komisionin se garancia është e vlefshme dhe e mbuluar me kolateral të përshtatshëm,” thekson buletini. “Në këto kushte, ne vlerësojmë se garancia është e vlefshme dhe plotëson qëllimin e saj të besueshmërisë financiare”.
Vetro refuzoi që të na përgjigjej për këtë çështje. Megjithatë, një burim pranë Taçit, citohet nga Reuters të ketë thënë se ishte i habitur nga vendimi për shkak se po punohej për marrëveshjen finale.
Patton Boggs po ashtu nuk na u përgjigj.
Jo me larg se para 2 ditesh ne qarqe biznesi qarkullojne fjalet(ku ka ze seshte pa gje thote populli) se kompania Vetro eshte ne tratativa te forta per te kontrolluar paketen e ofertes kineze “Win Bussines”, pasi kjo oferte eshte gati e barabarte me 10 % qe kompania Vetro do te paguante si garanci per oferten e saj. Shifrat jane te qarta per kedo,keshtu qe nuk eshte cudi qe nje dite te bukur te na dali perseri ne Tv aksioneri me I madh I Vetro-s(R.Taci) e te thote qe ketu jam une aksioner me I madh ashtu si edhe ne Vetro!
Problemi qendron tek praktika korruptive e zyrtareve te shtetit,te cilet me veprimet e tyre bejne qe nga arka e shtetit tone te zhduken ne menyre kaq flagrante shuma te tilla parash,dhe asnje nuk mban pergjegjesi ligjore!
Edhe 85milion euro dem nga Saliu edhe sa akoma duhet t’ju vjedh ky monster me emrin Sali qe te ngriheni o SHQIPETAR???
Rezart Taci po qe se del Aksioner ne dy vende, do shkoje ne burg, sepse ka shkelur ligjet dhe ka genjyer.
Por Taci mund ti jape disa Miljon Kompanise Kineze dhe ta bleje Albpetrolin.
Kjo eshte loje e rrezikshme per Tacin tani qe po iken Berisha.
Prokuroria duhet te filloje hetimin per lidhjet midis Kompanise Tacit, dhe Kompanise Kineze, nqse gjendet lidhje, do shkoje Taci ne burg.
Nqse Kompania e Tacit u terhoq, dhe demi ekonomik eshte 500 Miljon Dollare difference, kjo eshte skandal i vitit.
Duhet me pyet ene arvizuuuuuuuun se mos di gje per oferten se jo per gje po i th Sali Kriminelit “Burr shteti”(LESHI)
Shuma prej 85 milion dollare besoj se eshte arktuar nga shteti shqiptar. Kjo nuk duhet edhe dyshuar, kjo nuk eshte gje e vogel biles eshte shume e rendesishme. Se nuk eshte arketuar shuma perkatese procesi i privatizimit eshte i komprementuar totalisht e duhet te filloje nga e para.
O Kel Ukaj,a je ne dijeni te muhabetit,apo shkruan ae te shkruhet?Cfare 85 milionshi beson ti se eshte paguar?Ky 10 % i shumes,duhet te ishte vendosur si garanci nga kompania per shtetin,por as kjo nuk ishte vendosur,dhe Sokol Dervishaj,te cilin mbas 23 qershorit e pret burgu,dilte e thoshte cdo gje eshte e rregullt.Deme dhe mashtrime kolosale ndaj ketij populli te varfer.
Zotrinj nuk e kuptoni ju qe Europa dhe Amerika mbeshtesin Berishen,a shikoni çfar lojrash te habitshme bene.Eshte mjeshter ne politik dhe kjo i pelqen perendimit kryesisht Amerikes.
Ti nuk e shikon se me kte manovër Berisha ka ngel pa lek. Nuk e kuptoj se ku e sheh ti mbështetjen e Europës dhe Amerikës për Berishën.
Mua më duket se pu ja fusin Berishës sa krahu duke e nxjerrë me xhepa bosh.
Interesante kjo punë.
Taçi që deri më dje ishte ndër më të afërtit e Berishës, nuk e mori Albpetrolin. Por konsulenti i afërt me qeverinë Amerikane e garantoi deri më dje qeverinë Shqiptare se çdo gjë është në rregull. E gjitha kjo në kontekstin e një konflikti mes Berishës dhe qeverisë Amerikane.
Kshu erdhëm deri në Shkurt dhe qeveria Shqiptare për të blerë vota dhe mbështetje është detyruar të grabisë CEZ-in sepse ka mungesë parash për të paguar rrogat dhe prapë nuk mjafton.
Koha do ta tregojë se lojë e kujt ishte, por faktet janë se qeveria e Berishës me këtë që ndodhi ka ngelur pa lek deri më sot dhe jemi në prag të zgjedhjeve.
E thjesht mashtrim I hapur koke e kembe. Asnje here nuk eshte paraqitur asnje granci I bankare. Pyetja eshte perse nuk u skualifikua kjo kompani qe ne momentin e paraqitjes se ofertave? Ne rast se e mbani mend komisioni I kerkoi garancine kesaj oferte qe rastesisht ishte , por komisioni nuk e skualifikoi por I dha Shans ta paraqiste pasi cmimi ishte I larte. Tani qe vetro deshtoi, duhet te pergjigjet I gjithe komisioni per kete garanci pasi ishte detyrim I tyre ligjor te bente verifikimin e garancise, grupi vetro te pergjigjet me asetet qe ka ne zoterim per pagesen e garancise, dhe shkaktaret e ketij veprimi te pergjigjen ligjerisht. Te shohim qfare do te bejeni strukturat shteterore, kur e dime se pak kohe me pare dy police qarkullimi u denuan per pes mij lek.
Ne Shqiperi e gjithe superstruktura e shoqerise, te kater pushtetet jane jashte binareve, prandaj te gjithe heshtin. Nuk do te ishte i gjithe ky megakorrupsion shteteror ne rast se do te funksiononin legjislativi, drejtesia, opozita, media, organi i akuzes etj. Edhe autori i shkrimit te mesiperm eshte gazetar i huaj, prandaj dhe ai nuk hesht. Situata eshte pak te thuash tragjike.
Asnje analist vendas nuk e komenton situaten teper absurde qe qeveria pret te marre para privatizimi ne shuma astronomike nga nje kompani e cila eshte zhytur ne borxhe te medhaja per shkak te nje privatizimi te bere para 5 vjetesh. Gjyqi i bere ne dhjetediteshin e pare te gushtit 2012 tregoi gjendjen reale te kesaj kompanie, ku nga nje banke e huaj i kerkohej nje borxh prej rreth 125 milion euro. Po keshtu ajo ishte dhe eshte debitore edhe me disa dhjetera milione euro tek vete shteti shqiptar.
Edhe pa Geri Kokalarin cdo shqiptar edhe jo shume i shkolluar e kuptonte se ishte e pamundur te egzistonte ndonje depozite mbi 100 milione $ si garanci oferte per te marre pjese ne ankandin e shitjes se Albpetrolit.Vetem ministri i ekonomise me personelin e tij nuk i dinte keto detaje, te cilat ishin te njohur edhe nga femijet cerdheve.
Sigurisht heshtja e te gjitheve do te kete nje fature te madhe per te gjithe.
Me e pakta, opozita kryesore ajo socialiste, duhej te kerkonte doreheqje dhe ndjekje penale per Ministrin e Ekonomise dhe grupin e punes qe ka trajtuar ankandin ne fjale. POr ajo hesht. Pse? Se Haxhinasto eshte zv.kryetari i partise me te cilen akoma shpresojne te bejne koalicion per zgjedhjet e ardhshme. Ketu kemi te bejme jo vetem me nje tradheti te madhe ndaj elektoratit te majte, por ne rradhe te pare ndaj interesave me te larta kombetare.
AKSIONERT ME TE MDHENJ JAN VETE KETA QEVERITAR TAN TE MAJT TE DJATHT PA PERJASHTIM DHE AMASADORET E HUAJ JAN AKSIONERET BASHKE ME QEVERITARET TANE DHE AMERIKANET QE SKA KUPTIM ME TE UDHEQIN KETA PER ME SHUM DUET THEN MARIO DRAGHI OSE FILIP Hildbrand QE JA U DIN DHOGARIT BANKARE NE BANKEN UBS JEMI VENDI ME I LARTE NE BOTE PER TAKSA PER SIGURACIONET PER TELEFONIN PER INTERNETIN PER KARBURANT PER ENERGJIN PER UJEN RROGAT ME SKANDALE DHE SKE ASGJE TE MIR NGA QEVERIA JON ESHTE TURP 2013 NE NE ZERO NGA TE GJITHA KETA QE JAN NE PARLAMENT SDUHET TE JEN ME AS DEPUTET ASGJE ME DUHET TE UNE TE RINJE TE BEJNE ME SHUME PER VENDIN TONE
Shqiperise i afrohen vetem “investitoret” a klasit te fundit, qe ne shume raste jane mafjoza qe kane dale ne pazar shume me perpara se teveqellat shqiptare qe u shkolluan me ekonomine politike te sistemit arsimor te komunizmit dhe morren “eksperiencen” e biznesit tek tregu i Gabit (gabelit), valutes apo droges. Shkollat e sotme jane funderrina.
Vallai po ta kisha nje shok si “sb”, sdo i kisha folur me. Nje njeri i tille ne shoqerine time do ishte etiketuar si ” kokrra e bythqirit”
PATTON BOOGS ESHTE KOMPANIA QE ORVATET TA PARAQESIN BERISHEN DHE BANDEN E TIJ TE KUSAREVE SI SHEMBULLIN E DEMOKRACISE
Per kete aresye qeveria e sterkorrptuar dhe vrastare e Berishes i paguan asaj nje shume prej mbi 2 milione dollaresh ne vit.
Nenshkruesi ligjor i Berishes me kete kompani kusare dhe mashtruese eshte ministri i Brendshem Flamur Noka
Nderkohe ky Taci qe duhet te kalbej ne burg prej vitesh per tregti drogash, per trafik njerezor, per korrupsion multimilionesh,per dhune e terror ndaj medias se lire dhe sulmeve fizike deri ne tentative vrasjeje te botuesit te gazetes ” Tema” Z. Mero Baze… eshte financuesi kryesor i bamiresise se Liri Berishes dhe bashkepunetor ne shume afera korruptive me te bijen e tij Argita ” tremilionshin” euro vetem me nje dore!
Shpresa kryesore e “bandes se gangsterve” te Sali Berishes, sic e ka quajtur gazeta “The Times” e Londres per te dale nga kriza, per te paguar pagat e prapambetura te policeve, mesuesve, nepunesve … ishte shuma e rreme e Vetros…
Pr te kapercyer kete gjendje qevezia “kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” sipas “The New York Times” kane rritur e po shtojne pa kufi tavanin e borxheve qe po i marrin me interesa mbi 10 per qind nga banka private cka e shterngon edhe me shume lakun ne qafen e shqiptareve.
Ky xhiron plackites po con drejt nje kolapsi shume te shpejte te ekonomise shqiptare ndersa Berisha u bie tupanave te “lulezimit ekonomik”… Berisha po vepron tamam si ai gomari qe po e hante ujku dhe ai lutej ” O Zot beje enderr!”
Nje fillim shume ters i nje viti shume ters per Sali Berishen dhe bandene e tij te vrastareve dhe kusareve.
Peri keputet prej se holli …
Zollumi keputet prej se trashi ! thote sovrani.
Ka ardhe koha qe zollumet e Berishes ta cojne ate ne te njejten stad si Mubarakun, Ben Aliun… larg qofte edhe Muamar Kadafin qe perdunoi me tub te ndryshkur pusetash ne prapanice
Burime te aferta me kryeministrin shqiptar bejne te ditur se atij po i fanitet cdo dite e me shume neper enderra ekzekutimi i Causheskut dhe fundi pa lavdi i Kadafit ….
Nuk ka faj i shkreti… Te gjithe diktatoret e despotete te njejtin fund kane !