Familjarë të drejtoreshës së Sigurimeve në Durrës kërcënojnë gazetarin

11 Shkurt 2013, 19:09Kronika TEMA

Botuesi i gazetës “Bulevard” në Durrës, Artur Llana, njëkohësisht bashkëpunëtor i gazetës Tema, është kërcënuar sot mbasdite nga një këshilltar lokal i PDIU në Durrës.

Zoti Llana i tha gazeta Tema se “bashkëshorti i drejtoreshës së Sigurimeve Shoqërore në Durrës, Ilir Tahiri, anëtar i këshillit bashkiak i PDIU në bashkinë e Durrësit, ka qenë nën shoqërimin e disa personave, të cilët kishin disa ditë që e kontaktonin zotin Llana duke e kërcënuar për të mos shkruar për Drejtoreshën e Sigurimeve”.

Zoti Llana thotë se prej ditësh ka pasur telefonata dhe kërcënime nga njerëz të njohur prej tij për t’i ndërprerë sulmet sipas tyre, ndaj drejtoreshës Monika Tahiri, ndërsa kulmi ka arritur sot kur vetë bashkëshorti saj është shoqëruar nga persona të njohur për botuesin duke kërcënuar, fyer e sharë se nëse nesër do të dalë shkrim për drejtoreshën, atëherë do ta ekzekutojnë.

Sipas informacioneve për gazetën TemA, drejtoresha në fjalë ka marrë një urdhër shkarkimi nga puna dhe këtë e konfirmojnë edhe burime nga PD e Durrësit, të cilët ndihen të zhgënjyer nga drejtimi prej 5 muajsh i drejtoreshës në fjalë.

PDIU lokale ka heshtur për lajmin e shkarkimit të saj, por ka pranuar nën zë se po kërkojnë një emër tjetër për ta emëruar në këtë pozicion. Vetë Llana është shprehur se kjo nuk është e para herë që kërcënohet nga sekserë, familje apo badigardë që u shërbejnë drejtuesve dhe do të hapë një padi në prokurori për ngjarjen në fjalë, ndërkohë që thotë se ka incizuar bisedën në tavolinë dhe do ta bëjë atë publike.

10 komente në “Familjarë të drejtoreshës së Sigurimeve në Durrës kërcënojnë gazetarin”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Denoncoje tek gjykatsit e 21-janarit, se ata tani qe u ka dal boja, per ta shpetu ftyren, edhe me qen pa faj, kan per ta rras mren, qe te duken se jane te pamvarun.

  2. lini says:

    Po kete kjo qeveri e ka bere hapur,me gjoba ndaj televizjoneve me kallzime ndaj gazetareve,me censura me “opinionin publik” te publikut te saj,kete ka bere gjithmon ky plak qe na qeveris,eshte parim i nje diktature ky…

  3. Adnani says:

    Jam nje qytetar qe sapo u njoha me lajmin skandaloz per kercenimin e gazetarir i cili ka misionin fisnik te informimit te publikut per te vertetat .per koincidence jam perballur me arrogancen dhe papergjegjshmerine e kesaj drejtoreshe . Per nje vertetim te thjeshte me kane kerkuar 50000 leke .
    kam 4 jave qe kerkoj takim dhe nuk e takoj dot . neper sallon takon sekseret e saj qe te ndjekin si hije per te zhvatur leke . Ju bej thirrje te gjitheve te solidarizohemi me te verteten ne mbrojtje te jetes se ketij gazetari te ndershem dhe te guximshem . e kam provuar dhe ndaj e besoj cfare ndodh aty .

  4. Petro says:

    Do ta kene te veshtire te gjejne nje drejtoreshe tjeter, se ka ca kritere pa te cilat nuk e merr dot ate vend.O do ta kesh blere nje diplome, ose do te kesh mbaruar ndonje korespondence(mire eshte te Kristali)

  5. ALpini says:

    si drejtoresha por edhe si gazetari jane njerez shume te ligj.
    Gazetari Artur Llanaj eshte nje “killer”me pagese,shkrimet qe boton jane porosi e kundershtarevet te personit qe permendet ne shkrim.
    Per te gjithe qytetaret e Durresit jane te njohura sulmet qe ka bere ky gazetar kunder Vasillaq Papajit kur Vaso ishte drejtor i arsimit Durres.Gazetari paguhej nga nje biznesmen autobuzesh te linjave qe te perfitonte fondet per transportin e mesuesve neper zonat periferike te Durresit,transport qe behej shume mire nga autobuzet e linjave qe eshte ne harmoni me gjithe kerkesat e mesuesvet.Neprmjet gazetes Bulevard-ky gazetar donte ti siguronte ketij biznesmeni licencen e transportit….
    Rasti me flagrant ku ketij gazetari i kane kerkuar llogari njerez te ndryshem ne rruget e Durresit se permendet nje zonje e nderuar kandidate per deputete ne 2001 mjekja pediatre Liri Dibra.Ky gazetar per llogari te nje te treti sulmonte pa asnje motiv por edhe jasht cdo norme gazetareske kete zonje.
    Dua te them se Artur Llanaj nuk njef njeri ne Durres,ka ardhur keto vitet e fundit nga katundi Jub-Sukth dhe shfryetzon mundesite e kufizuara te arsyes te nje mesuese te edukimit fizik dhe e ka marre ne kujdestari mbasi ajo nuk ka njeri.Landa Gila quhet personi qe mashtrohet nga Artur Llanaj dhe eshte trashgimtare e disa banesave ne rrugen e muzeumit Durres.
    Gjithashtu me vjen keq qe gazeta Tema mban prane njerez me moral te dyshimte si ky gazetar roskop

    1. artur llana says:

      Alpin une jam artur llana po nese ke byth thuaj kush je. Me vjen mire qe je i saket kur me permend origjinen. Andej jam nga juba dhe jam krenar. Sa per liri dibren po te them qe ja kam fituar te gjitha gjygjet. Ka qene spiune dhe anetare e pleniumit. Tani punon ne menyre te paligjeshme ne spital dhe duhet denoncuar. Sa per vaso papajn mos u merakos shume. Jolanda gila eshte grua e nderuar dhe pse plehrat e kane braktisur. Ajo ka aktualisht jo vetem respektin po dhe kujdesin e familjes time, ndersa njerezit e saj kane vite pa e pare. Une e di qe je nje pleher qe dikur e lexoje gazeten tema se shkruante artur llana. Ka kush i vlerson njerezit. Edhe njehere jolanda gilen e futet ju durrsaket ne burg, sot ajo ka kujdesin e familjes sime. Mos kujto se nuk e di kush je, m…merre edhe si emer dhe si vlersim. Kam 13 vite qe punoj te TemA dhe do vazhdoj akoma pleher!

  6. invalide says:

    DREJTORESHA MONIKA TAHIRI DUHET TE SHKARKOHET URGJENTISHT PER ARSYE SE TE GJITHE INVALIDET PO SORROLLATEN DYERVE TE SIGURIMEVE DHE SPO MBAROJNE PUNE ME MUAJ PER ARSYE TE PAAFTESISE DREJTUESE DHE LAKMISE PER RRYSHFET DHE BABEZISE SE KESAJ DREJTORESHE E CILA SORROLLAT INVALIDET PER TIU MARRE LEK NEPERMEJ SEKSEREVE QE SORROLLATEN KORRIDOREVE TE SIGURIMEVE.PRESIONET JANE DHE NDAJ PERSONELIT TE VJETER .CDO DITE ATO PUOJNE ME PRESIONIN PSIKOLOGJIK TE PUSHIMIT NGA PUNA SEPSE NUK NGOPIN BABEZINE E SAJ PER LEKE.ESHTE TURP QE VAZHDON TE QENDROJE NE PUNE NJE NJERI I TILLE QE PO DEGRADON CDO DITE INSTITUCIUONIN SHTETEROR .

  7. realiteti says:

    Qenkeni vertete nje shpifes ordiner kur thoni se dr.Liri Dibra ka qene spiune.Me te ngjare ka te keni qene ju,nje fshatar i paformuar,spiun i deges e jo L.Dibra.e cila i perket nje familjeje te nderuar e te vjeter durrsake.Gjyqin mund ta keni fituar me korupsion ose me te drejten e pamerituar te nje gazetari edhe kur shpif.Qenka per tu cuditur se si Jolanda e shkrete paska rene ne “kujdesin” dhe”respektin”tuaj…(!).
    Nuk e paskeni ndopak te qarte se kush i fuste njerzit si Jolanda neper burgje,qe thua se e paskemi futur ne durrsaket? Gazetar nga ata qe vlejne pese nje lek…

  8. nuk ka renci says:

    Ti lem kritikat kunder njerit apo tjetrit.duhet te dini shum gjera.zoti llana nuk te njoh fare as nuk te gjykoj por dua te te them dicka zoti frederik nuk ishte ai qe dukej nga jasht po nje njeri i bezdisshem dhe jo korrekt por qe e shtynin te tjeret.kaq per momentin

  9. nuk ka renci says:

    Zoti llana dhe ju te tjeret

    Ti lem kritikat kunder njerit apo tjetrit.duhet te dini shum gjera.zoti llana nuk te njoh fare as nuk te gjykoj por dua te te them dicka zoti frederik nuk ishte ai qe dukej nga jasht po nje njeri i bezdisshem dhe jo korrekt por qe e shtynin te tjeret.kaq per momentin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje