Studentja: Pasi linda, rashë në gjendje kome

8 Shkurt 2013, 11:08Kronika TEMA

Patris Lika, gruaja që lindi beben në koma dhe mrekullisht u zgjua pas dy ditësh, rrëfen gjithçka që nga momenti i komplikacioneve.

Ajo shprehet se gjatë 9 muajve nuk ka pasur fare probleme dhe në muajin e 9-të ka pasur probleme  me frymëmarrjen.

“Më pas unë linda. Menjëherë pas lindjes rashë në gjendje kome. Nuk kam ndjerë fare se çfarë ndodhi”.

Ajo tregon se dhe lindja është kryer me operacion dhe kujton vetëm fjalët e mjekëve që i thoshin: “Patris je mirë, mos u shqetëso”.

Pas dy ditësh në koma, Patris tregon për GSH se zgjimin nuk e kujton shumë mirë.

“Kisha mamin tek koka. Më qëndroi gjatë gjithë kohës pranë. Doja të shihja vajzën, por nuk ma sollën menjëherë”.

Vetëm dje asaj ia kanë dhënë të shohë beben e saj, Klean, dhe shprehet se: “ishte shumë e bukur. Kur e pashë për herë të parë pata një ndjesi të çuditshme. Thashë më rëntë pika si nuk isha që në fillim me të”.

Patris, 30 vjeç, tregon se studion psikologji në një universitet privat dhe se bashkëshorti i saj punon part– time.

Ajo shprehet se ende nuk është udhëzuar për të dalë nga spitali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje