Arrestohet i shumëkërkuari Zef Marku, i dënuar me 25 vite burg për ngjarjen e 9 janarit në Vlorë. Marku ishte shpallur në kërkim për trafik të qënieve njerëzore, raporton Ora News.
Më 9 janar të vitit 2004, gomonia me 36 klandestinë e drejtuar nga Marku, u nis në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës.
Tragjedia përfundoi me 20 të vdekur dhe 8 të zhdukur. Të gjithë viktimat ishin nga zona e Shkodrës, të moshës nga 15 deri në 33 vjeç.
Ndërkaq, familjarët vazhdojnë të shprehen të indinjuar nga sistemi i drejtësisë, që sipas tyre, edhe pse kanë kaluar 8 vite, misteri i tragjedisë nuk është zbardhur ende.
http://www.la7.tv/richplayer/index.html?assetid=50302342