“Nuk arritëm që të dallonim asnjë tipar të grabitësve. Ata ishin veshur me rroba të zeza. Në kokë mbanin maska dhe te duart kishin vendosur doreza, në mënyrë që të mos linin gjurmë. Njëri prej grabitësve mbante në dorë kallashnikov. Ishte rreth 180 cm i gjatë. Ndërsa personi tjetër kishte trup normal dhe mbante në dorë thikë. Na kanë lidhur nga duart me disa fije plastike, që përdoren zakonisht në fushën e ndërtimit. Fillimisht ishim dy vajza, pastaj u bëmë katër. Gjatë gjithë kohës na kërcënonin se do të na vrisnin dhe thernin. Kemi përjetuar momente tmerri. Në një situatë të tillë kemi qëndruar për rreth 30 minuta. Kërkonin me çdo kusht ardhjen e drejtorit, për të marrë paratë. Ata e dinin që mund të siguroheshin vetëm nga drejtori. Ai nuk ndodhej në kompani. Me armën e zjarrit mbi kokë, na detyruan që t’i telefonojmë në numrin e celularit. I thamë që të vinte me urgjencë, pasi dikush prej vajzave ishte shumë sëmurë. Ai nuk mundi të vinte në kohë. Ata nuk morë paratë. Mbajmë mend se njëri prej tyre kishte theksin e zonës së Veriut, ndërsa tjetri ngjante me të Tiranës”.
Kjo ka qenë deklarata e katër vajzave të kompanisë së produkteve kozmetike, e cila ra pre e një grabitjeje dhe më pas përfundoi në pengmarrje.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në Sauk, raporton Shqip.
Dy vajza kanë shkuar në zyrat ku magazinohej malli dhe janë vonuar gjatë dhe ka shkuar për t’i parë një vajzë e tretë, por as ajo nuk është kthyer, është nisur personi i katërt, po dhe ajo është lidhur me koleget.
Në një situatë të tillë, punonjësit që ndodheshin në zonën e sportelit kanë shtypur butonin e alarmit që diçka nuk po shkonte ashtu siç duhej.
Një prej rojave të sigurisë private është ngjitur në pjesën e magazinës për të bërë kontrollin, dhe sapo ka hapur derën, i janë shfaqur katër vajzat e lidhura dhe ka lëshuar një britmë dhe ka dalë me shpejtësi. Ulërima e tij ka shkaktuar panik te pjesa tjetër e personelit dhe është njoftuar policia dhe forcat RENEA për pengmarrje.
Mirëpo pengmarrësit kanë arritur të largohen. Ndonëse po punohet intensivisht për kapjen, ende nuk është rënë në gjurmët e tyre.
kemi bere shtet jo shaka. me thoni nje rast ku autori ka ikur ne drejtim te paditur tha ministri muli ne komisionin parlamentar. o muliiii…………
JEMI shtet ku funksionon ligji ne pooooo——-Republik bananesh
Kjo eshte siguria qe na ofron ky shtet,me kte polici shembullore qe kemi qe nuk nguron te ushtroj dhun mbi 14-15 vjecaret po aman kur vjen puna per te kryer detyren e vet jan pak te turpshem,kjo esht policia e sali berishes qe eshte e perber me shume nga nevojtar per rroga sesa polic
Po cpresin kto vajza te shkreta,kshu si eshte katandisur shqiperia ka ngelur vetem qe ti lutemi zotit qe mos tna gjej gje se me keto qe po degjojm nuk ka siguri,skandali me i madh ai i vendimit per gerdecin e 21 janarin.
Raste te tilla nuk eshte hera e pare dhe as e fundit qe ndodhin. Grabitje ndodhin ne cdo vend te botes sa do te renda te jene ligjet. Ne kushtet e perkeqesimit te ekonomise se cdo individi grabitja do te behet akoma me e shpeshte. Eshte mjet mbijetese. Ketu, ne parandalimin e grabitjeve duket pastaj se sa eshte shteti ne gjendje te funksionoje. Ne kete shtet qe kemi ne vend qe te parandalohen te tilla ngjarje, permes rritjes ekonomike, edukimit te brezit te ri, mundesive per cdo njeri per te permiresuar jeten e tij, etj. nuk mund te shpresojme per nje permiresim te gjendjes. Ne keto momente nevojitet rritja e ndergjegjes kolektive dhe te moslejimit qe bandat te marrin persiper jeten e qytetareve. Rezistenca shoqerore ndaj ketyre bandave duhet rritur. Shembuj te mire kemi nga vete jugu i Italise qe shpesh here kemi demostrime ne mase te shoqerise ndaj veprimeve mafioze te bandave te ndryshme. Njerezit nuk duhet te presin gjithnje nga organet e shtetit, kur ky eshte vete i kapur nga mafia.
Dilni ne rruge ore njerez dhe demostroni per te treguar qe ka mbetur akoma dicka nga ndjenja e te bashkejetuarit ne kolektiv!
mos u shqetsoni, MULI ka marre masa te repta kunder krimit, Por ka edhe grabitje qe behen PA DASHJE .kETA DJEMTE po benin stervitje prandaj nuk duhet te shqetsoheni.MULI nuk fle gjume ai punon 1 ore per policine e 23 ore per te mbrojtur saliun nga puçistat dhe nga djalli qe nuk e lene rehat te punoje udheheqesi yne shpirteror SKENDERBEU i rilindur SALI BERISHA.
QELLUAN NE DREJTIM TE PROTESTUESVE DHE I VRAN PA DASHJE.
NUK KA RENDESI SE U VRAN, RENDESI KA QE TE GJEJME SE U VRAN ME DASHJE APO PA DASHJE. U MBAJTEN PENG PUNONJESIT NGA MASKAT DHE KJO
ESHTE E VERTET ,PO GJYKATA DO TE DIJE SE I MBAJTEN ME DASHJE APO PA DASHJE, NE SE DONIN LEKE APO NUK DONIN LEKE. TE PLACKITIN NE MES TE RRUGES ,TE VRASIN NE MES TE RRUGES E DITEN PER DIELL,NUK KA RENDESI.RENDESI KA TE ZBULOJME SE BEHEN ME DASHJE APO PA DASHJE.
HAJDUT,PERDHUNUES,KRIMINEL THONI GJITHMON I BEJME PA DASHJE SE NUK DENOHENI. KJO ESHTE LLOGJIKA E DREJTESISE SONE. E PAT EDHE VET U VRANE 4 PERSONA ,DIHEN VRASESIT ,PO U FALEN SE I VRAN PA DASHJE EDHE PSE QELLUAN NE DREJTIM TE PROTESTUESVE ME DASHJE . ME DASHJE,PA DASHJE! mE DASHJE ,PA DASHJE …….. GJITHMON LLOGARITENI TU DAL PA DASHJE.