TemA TV/ Haxhinasto: TAP përparësi ndaj Nabucco në të gjitha drejtimet (VIDEO)

15 Shkurt 2013, 20:39Sociale TEMA

Ministri i Energjetikës  Edmond Haxhinasto, i cili nënshkroi në Athinë marrëveshjen e gazsjellësit TransAdriatik për palën shqiptare në një konferencë për shtyp renditi përparësitë e këtij projekti.

“Me vënien në zbatim të këtij projekti do ketë rritje të zhvillimit ekonomik dhe të punësimit,” tha ai.

“Ndërtimi i gazsjellësit është me shumë rëndësi jo vetëm për ne, por për të gjitha vendet e tjera të rajonit. Do ta vlerësoja si një projekt i cili sjell një potencial të jashtëzakonshëm, e bën Shqipërinë kontributore të sigurimit së energjisë për Europën”, tha Haxhinasto.

Haxhionasto tha më tej se, TAP është më i mirë se Nabucco në të gjitha drejtimet.

“TAP paraqet avantazh në aspektin e investimit, është shumë më i shpejt se Nabucco, është më i shkurtër”, nënvizoi Haxhinasto.

2 komente në “TemA TV/ Haxhinasto: TAP përparësi ndaj Nabucco në të gjitha drejtimet (VIDEO)”

  1. EDIUES RAMAUS ZEVENDES i 36 i JORGUS PAPANDREUS says:

    PERSE ORE Z:NASTO I JEP TEMES NJE LAJME TE ZI NDERSA QUNAVE TE TEMES NJE LAJME TRAGJIK.

  2. plaku says:

    Pse thua gjera qe nuk i beson as vete more njeri pa taban. Epo helbete, kohe zgjedhjesh. Te genjejme sa me shumese kushedi na japin ndonje vote qorre. LSI, jeni nje parit hajdutesh si kryetari i juaj qe nuk u ngop njehere dhe mbeti me bllokun e korrupjonit ne dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje