Shqipëria, “destinacion turistik” për bebe në epruvetë

18 Shkurt 2013, 13:20Sociale TEMA

Pakkush e di, por Shqipëria po kthehet në një destinacion turistik për të mbetur shtatzënë nëpërmjet metodës “in vitro”, apo siç njihet nga shumica e popullatës, nëpërmjet metodës së avancuar in vitro, raporton Shqip.

Dhjetëra çifte nga vende të ndryshme, kanë ardhur në vendin tonë për të ngjizur një fëmijë nëpërmjet metodave të avancuara, pasi kanë pasur vështirësi për të lindur një fëmijë nëpërmjet rrugëve natyrale. Sipas ekspertëve, në vendin tonë çmimet për një ndërhyrje të tillë janë disi më lirë, krahasuar me tarifat e vendosura nga klinikat në Bashkimin Europian. Përpos kësaj, në vendet ku feja ka pasur dhe ka ndikim për sa u takon metodave të tilla, numri i embrioneve që merren për të ngjizur një fëmijë nëpërmjet metodës “in vitro” është më i ulët krahasuar me Shqipërinë, ku specialistët mund të tentojnë metodën me një numër më të lartë embrionesh. Numri i embrioneve që marrin ekspertët në Shqipëri, nuk kontrollohet apo nuk është nën ndikimin e religjioneve fetare.

Po ashtu në vendin tonë, nuk duhet të presësh në radhë e të vendosësh emrin në listë për një kohë të gjatë. Po ashtu në vendin tonë shihen nga klinikat shëndetësore me prioritet dhe përkushtim për të mbetur shtatzënë nëpërmjet metodave të asistuara edhe gratë në moshë mbi 40 vjeç.

5 komente në “Shqipëria, “destinacion turistik” për bebe në epruvetë”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Po pse duhet me metoda shkencore, le te vine dhe te na bejn thirrje, ne gati jemi, e bejme me metoden qe na ka len zoti, edhe qejf edhe bebe.

  2. Greku i kazaneve says:

    hahahahhaaa, hankot greke u kane nxjerre namin e mire allvanove

  3. Zigur Qarri says:

    ….Dhjetëra çifte nga vende të ndryshme, kanë ardhur në vendin tonë për të ngjizur një fëmijë nëpërmjet metodave të avancuara,……………..

    O po…i tregoni(investigoni) deri ne fund te gjitha.
    Dihet qe mbi 90% e rasteve esht shkaktar sperma e pjerdhur e burrave.Dhe ne se esht,kthehen mbrapsht apo e blejn spermen ne Shqiperi?-dhe ne se e blejn,sa esht çmimi?Sot esht nafta akoma flori……………………..

  4. franko says:

    Lajm kot, po shume kot.
    Ne Shqiperi nuk ka asnje eksperience ne kete fushe, keta na flasin per destinacion.
    Mos jeni duke degjuar ekoma intervisten e ministrit Tavo ne Log te TVSH qe duke e degjuar te jepte pershtypjen se jemi epiqendra e rajonit ne mjekesi?

  5. beso says:

    tamam,qe kemi shume eksperience per tekniken”in vitro”.Ish tekniket e nderzimeve tek lopet paskan gjetur pune te re dhe me shume fitim.As veterinere jo,se ata merren me operacione te veshtira ne spitalin amerikan,gjerman,francez,grek,e ku dreqin na mbine gjithe keta spitale me emra te huaj.Morra vesh se kohet e fundit,spitali me i avancuar ne bote,i quajtur sali berisha eshte inaguruar ne Sharre.Me nje shume modeste ne dollare futeni ne grope dhe ju sigurohet mbulimi me teknikat me moderne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje