Dritan Dajti tallet me gjyqtarët: Po cenoni ndarjen e pushteteve duke i dërguar letra Berishës

21 Shkurt 2013, 17:14Kronika TEMA
Dritan Dajti tallet me gjyqtarët: Po cenoni ndarjen e pushteteve duke i

Pasi ka arritur të triumfojë mbi drejtësinë duke mos lejuar zhvillimin e gjyqit prej 4 vjetësh, i pandehuri Dritan Dajti vazhdon të tallet me gjykatën.

Në seancën e fundit kërkoi të punësohej në burgun 313 që të paguante avokatët, ndërsa në seancën e kësaj të enjte kërkoi shpjegime nga trupi gjykues lidhur me letrën drejtuar kryeministrit Berisha. Sipas të pandehurit  Dajti, letra cenon ndarjen e pushteteve.

“Sa i përket pavarësisë së gjyqësorit doja t’ju thosha diçka tjetër. Në dokumentet sipas seancës së kaluar, i jeni drejtuar kryeministrit Berisha me disa letra për shtyrje të seancave gjyqësore dhe për bllokim. Mendoj se roli i gjykatës është i pavarur dhe pavarësia e kësaj gjykate nuk ka lidhje me kërkesat që ju i bëni kreut të Këshillit të Ministrave”, u shpreh Dajti, raporton “AS”.

Për sa i përket zhvillimit të seancës Dajti kërkoi shtyrjen e saj për shkak të mungesës së avokatëve, të cilët vazhdojnë të mos paraqiten. Edhe pse prej kohësh caktohen avokatë kryesisht tashmë lista ka përfunduar dhe asnjëri prej tyre nuk pranon të marrë në mbrojtje Dajtin. Për këtë Prokuroria kërkoi që të vihet në dijeni Ministria e Drejtësisë ndërsa e detyruar pranoi shtyrjen e seancës.

9 komente në “Dritan Dajti tallet me gjyqtarët: Po cenoni ndarjen e pushteteve duke i dërguar letra Berishës”

  1. E.H says:

    e kush nuk do tallej me gjykatat tona? pastaj ato po bejne padrejtesi…po lene nje vrases ne paraburgim…me kete sistem gjykatesh ai duhet te ishte…. SHEF GARDE!!!!

    1. oliver says:

      Ky duhet lene ne nje qeli me Saliun e te shikojme kush eshte me trimi apo me fatlumi pastaj. Kriminelet qe ndihmojne njeri tjetrin…
      Qeveri me e inkrimuar se kjo nuk gjendet as ne librat e historive

  2. Genci says:

    Te lumte palla ty kur u bo ky shtet kashte e koqe se te kishte qene gjalle Dulla te kishte var nga hallatet mu ke hallatet e kali te Skenderbeut dhe ta merrnin vesh mileti se si vihet drejtesia.

    1. laraska says:

      Shume bukur e ke thene!

  3. NjeQytetarOptimist says:

    P’se jo..?!?! Shty kanacen verdall si mall pa zot..Dhe na ka rene intergriteti thone..Pune kapterrash..

  4. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Cfare mendon per kete Ndermarrja Firoma e Re Demokratike e Bamirit, Blerim Celes dhe Lizandra Saraçit? ?
    Drejtori i kesaj ndermarrje ka qene 5 vjet kryetar i KLD-se, gradonte dhe zhgradonte gjyqtaret.
    Si i perdori Bamiri shoket e ketij pleres per punet qe kishte me kushot andej nga rruga 5 Maji?
    Po ai Qytetari i Nderit te Nju Jorkut cer mendon?

    Kujdes me voten se shtet gangsterash kemi pas e do kemi nese voten e coni per Reksin e bastardeve te Sal bastardit dhe patericave te tij, Bamir Top, Blerim Cela, Lizandra Saraçi, Mirela Bogdani, Afrim Krasniqi, Aleksander Biberaj.

    Ej, nuk doli nje burre ti fuste nje doze cianur potasi ne ushqim ketij pleres ?

    Mero, here tjeter lajmet per kete shoqeroi me foton kur babai i ketij halese ishte guzhinier i familjes se Bastardit Berishe edhe nej foto tjeter me ate te Koliqit, zv.drejtorit te pergjithshem te policise , per te cilin Dajti ka bere pune me porosi, vrasje, shantazhe, gjobvenie apo kercenime per zgjedhje.

    Keto i dinte te gjitha Bamir Topi, ish presidenti i Shqiperise.

  5. stop injorances says:

    Afrim Krasniqi ka shkruar nje liber para ca vitesh per vitin 1997 ku ngre ne qiell Saliun dhe ofendon gjithe jugun e Shqiperise dhe shikasit e Gazidedes qe u vrane ne Vlore i ka nxjerre si heronj te medhenj.Kur e pa qe nuk ia varen u hodh ketej nga Bamka ,te gjithe nje turi kane .

  6. Korca says:

    Ku je Enver Hoxha paske qene me te vertet burre i ditur.

  7. Treviso says:

    Per mendimin tim Dritan Dajti duhet te lerohet si i pafajshem dhe pse ka kryer krim. Krimet qe ka kryer ne Hekurudha te Durresit nuk duhet ti pergjigjrt Dritan Dajti por drejtori i Policise, Kuliçi. Vrasjet e policeve ne Plazh rendon mbi drejtorine e policise se shtetit. Policet jane vrare nga shteti dhe jo nga Dritan Dajti. Ai duhet te pergjigjet per krimet e tjera ne qofte se ka kryer dhe jo per te Durresit. Te shkosh dhe te luftosh me kriminelin ne plash te populluar mbi 100000 pushues, nuk e di se si mundet te quhet ky veprim i marre nga drejtori e pergjidhshme e policise se shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje