Djali i 2 viktimave në Kuçovë: Dhëndrri është trafikant femrash, s'shpëton i gjallë

17 Shkurt 2013, 11:35Kronika TEMA

Dy të vdekur dhe një e plagosur është bilanci i krimit të rëndë, që tronditi qytetin e Kuçovës ditën e djeshme.

58-vjeçari Riza Latifaj ka qëlluar për vdekje vjehrrin dhe vjehrrën e tij, ndërsa ka plagosur rëndë gruan, 45-vjeçaren Ëngjëllushe Muço. Sipas policisë së Beratit, 58-vjeçari, banor i fshatit Levan në rrethin e Fierit, mëngjesin e djeshëm mësohet se ka mbërritur në banesën e prindërve të gruas së tij, Ëngjëllushes, dhe i ka kërkuar asaj që të ktheheshin sërish bashkë, por ka hasur në kundërshtimin e bashkëshortes. Pas kësaj, mësohet se 58-vjeçari i ka drejtuar armën bashkëshortes së tij, ndërkohë që në mbrojtje kanë dalë babai dhe nëna e saj, të cilët në përpjekje për t’i larguar armën nga dora dhëndrit, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që ka mbetur e plagosur rëndë Ëngjëllushja.

“Është shumë rëndë na thanë mjekët. E kemi sjellë që në orën 15:30 dhe kanë kaluar afro 3 orë e gjysmë që ajo është në sallën e operacionit.”-pohon i vëllai i saj për “GSH”-në.

Sipas tij e motra ishte larguar nga bashkëshorti pasi ai  e keqtrajtonte.

“Ata kishin 10 vite të martuar, por 2-3 vitet e fundit kishin probleme me njëri-tjetrin. Rizai pinte dhe e keqtrajtonte motrën. Ajo disa herë kishte ardhur për të jetuar me ne, sepse zihej me burrin. Tre muajt e fundit Ëngjëllushja kishte vendosur të jetonte me ne dhe të mos kthehej më tek ai. Para katër ditësh ne e takuam Rizain dhe na tha që do i kërkonte falje Ëngjëllushes, në mënyrë që ajo të kthehej sërish me të.”-tregon Gjergji Muço.

Gjergji shton se : “ Rizai prej 2 vitesh merrej me trafik femrash. Motra e kishte zbuluar një gjë të tillë dhe i kishte thënë që të hiqte dorë, por ai nuk kishte pranuar, madje kishte filluar të pinte dhe të ushtronte dhunë mbi atë. Prandaj Ëngjëllushja kishte ardhur të jetonte në shtëpi me ne. “

Gjergji apelon se : “Ai duhet të dijë një gjë, që nuk shpëton gjallë nga kjo që ka bërë. Duhet t’i bëjë hesapet mirë, sepse ka marrë dy jetë, ndërkohë që nuk dihet as nëse motra do të shpëtojë.” 

Viktima të këtij krimi janë Rexhep dhe Vasilika Muço, përkatësisht 68 dhe 66 vjeç, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim.

 

9 komente në “Djali i 2 viktimave në Kuçovë: Dhëndrri është trafikant femrash, s’shpëton i gjallë”

  1. Dean says:

    Pak rendesi ka tani.Ajo qe nuk duhej te ndodhte,tashme ka ndodh.Sidoqofte ngushullime per humbjen e prinderve dhe ishalla motra shpeton nga vdekja.Kur te bien Barbaret ne pjese keto gjera ndodhin.

    1. Pelasgian says:

      kta jan Barbar nga Veriu apo nga Jugu ? ?

  2. tourkofagos says:

    e mor Latif suniti,ti mbaheshe dhe per burre i mire ore kopan,madje ishe dhe anetar i AK-se……..

  3. Moçalor + Terùn + Redneck = jugor says:

    mos u habitni, se te gjithe moçaloret jane trafikanta femrash. ju mjafton te shkoni e te shikoni tretoaret e evropen veriore jane te mbushur me moçalore jugut

    1. tan plumi says:

      ore po ne veri nuk ka nga keto te tortuareve…..ik mor loku ….

  4. Treviso says:

    Krimi ka dalur jasht kontrollit. Origjina e krimit vjen nga qeveria mafjoze dhe kriminele. Momentet qe po kalon vendi me kete qeveri kriminele eshte pa shprese qe te kufizohen krimet, se per tu ndaluar nuk behet fjale. Kjo qeveri do njihet si qeveria e krimit. Dikush do thote çhyn qeveria me kete krim? Hyn, dhe hyn shume.Mos funksionimi i shtetit,shtimi i papunsise, varferia vjen çdo dite duke ushtuar, mungesa me elementare e jeteses te semure dhe te çon ne krim. Njerzit qe hidhen nga ballkonet,njerzit qe hidhen nga urat, njerzit qe digjen kan motiv qe marrin keto inisjativa qe mbyllin jeten e veshtire.Krimet jane shtuar dhe ne shtetet e Bashkimit Europian dhe pergjese ngelet politika e gabuar qe kane ndjekur keto shtete. Koha kerkon qe te behet nje ndryshim rrenjesor ne ndryshimet e ligjeve per zjedhjen e politikaneve. Politikanet e kane kthyer ne zanat politiken dhe duan te vdesin si deputete dhe pse nje pjese jane holpat e popullit.

  5. Xhozi Plehra says:

    O ti z. “Moçalor + Terùn + Redneck = jugor” !

    ne vitet 50-70 mocaloret ju bene keto deme ju malokeve (s’kem gje me MALESORET – ata jane burra shqiptare prej verteti):

    1. ju treguan elektricitetin
    2. ju hapen qendra shendetesore
    3. ju nxorren nga gjakmarrja se rrinit ngujuar si kukuther
    4. ju punesuan
    5. ju dhane shkolle
    6. mqs megjithe piken 5 prape nuk mbushnit – ju cuan kuadro nga gjithe Shqiperia qe sakrifikuan rinine e tyre 5-10 vjet per tju bere njerez.
    7. …… edhe shume te tjera

    te ishte per ju “jo-mocaloret” – dmth maloket, sot do jetonit akoma ne primitivizem, dhe te tille kane mbetur mjerisht akoma, pavaresisht se sot kane Benca, Kollare e I-Fona

    Dhe ju maloket si shperblim, sapo gjetet rastin ne 90-n i sulmuat “mocaloret” e e i XANET pronat e tokat qe i kishin me te drejte te zotit.

    ti z. “Moçalor + Terùn + Redneck = jugor” mos i krijo ndasira gjeografike ne Shqiperi se po punon kundra shqiptareve.

    Ndarja Malok-Shkerdhate dhe Malesor-Burre Zotni eshte ndarje social qytetare dhe jo gjeografike.

    edhe dicka tjeter. gjeja e vjedhur merret kollaj po eshte veshtire te ruhet. dhe sa me shume kohe kalon pagesa shtohet. mos e harro kete.

    ja kalofsh mire

    1. Moçalor + Terùn + Redneck = jugor says:

      per te gjitha keto arsyet qe the 70% e pollsise se shqipnise ne vitet 90 u larguen nga shqipnia. pasojat e atyre fatkeqesive po i kalojme edhe sot e te gjithe ate injorance, dhune e gjakderdhje e shkaktune moçaloret me ne krye kryemoçalorin, patriotin e gjakatarin Enver.
      injoranca moçalore nuk ka kufi, e shkreta shqipni prej moçalorve

  6. AKADEMIK_UK says:

    Tjeter krim monstruoz goditi familjen shqiptare?! Vertet e tmerrshme. Mendoj qe eshte urgjente qe ne Shqiperi te ulen per hartimin e politikave sociale ne mbrojtje te femrave dhe te miturve. Eshte e tmerrshme sepse cdo dite lexon monstrouzitete qe kane pllakosur familjen dhe shoqerine shqiptare!!!
    Ndersa ironia qendron qe edhe pse aty ka statistika lufte te vrasjeve dhe te vetevrasjeve, politikanet shqiptare merren me retorike nacionalizmash!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje