Letra e zjarrfikësit që vrau të dashurën dhe veten

15 Shkurt 2013, 11:17Kronika TEMA

 “Unë dua të jem me ty deri në fund të jetës sime. Për ty sakrifikoj çdo gjë, familjen dhe gjithçka kam, për ty sakrifikoj edhe veten. Ti duhet të më pranosh me gjithçka kam, për këtë që jam dhe nëse nuk më pranon, unë do të të vras ty e më pas do të vras edhe veten, sepse nuk e pranoj dot që ti dhe unë të jetojmë të ndarë”.

Kjo është letra e gjetur në trupin e Fatos Kapllanit, por që Nertila nuk arriti ta lexonte. 35- vjeçarja kishte vendosur që 5 muaj më parë të shkëpuste marrëdhëniet me 50 vjeçarin, por kjo shkëputje ishte shoqëruar me kërcënime të vazhdueshme, çka e kishte detyruar 35- vjeçaren të bënte kallëzim penal.

Nuk është e qartë se pse Kapllani nuk ia ka dhënë letrën që mbante në xhup Nertilës, por duket se ai ka insistuar për të qenë me të, dhe ka qenë i vendosur për ta vrarë nëse ajo do të refuzonte që të vazhdonin lidhjen së bashku.

“Nertila dhe Fatosi ishin të lidhur, madje të gjithë e dinin, edhe familjarët e tij. Ata thuajse dilnin hapur dhe nuk fshiheshin, ndërsa kohët e fundit kishin problem. Nertila nuk donte të vazhdonte lidhjen, ndërsa Fatosi e merrte shpesh në telefon, e ngacmonte, e kërcënonte dhe i bënte presion të ktheheshin bashkë derisa ndodhi kjo që ndodhi sot”, janë shprehur fqinjët për gazetën Panorama.

Të dy viktimat kishin nga 2 fëmijë, Nertila me martesën e parë dhe Fatosi me bashkëshorten, të cilët deri dje kishin menduar se fjalët që qarkullonin nuk ishin të vërteta.

Familja Kapllani ka refuzuar deri vonë pasdite që të tërheqë trupin nga morgu, derisa kanë ndërhyrë të tjerë për ta bindur gruan, djalin dhe vajzën që të hapnin mort në shtëpi. Kapllani ishte edhe gjysh pasi vajza kishte sjellë në jetë një djalë.

Mësohet se gjatë katër viteve të lidhjes, Kapllani ka ndihmuar Nertilën, e cila nuk ka punuar asnjëherë dhe pas divorcit duhej të kujdesej për dy fëmijët e saj.

13 komente në “Letra e zjarrfikësit që vrau të dashurën dhe veten”

  1. tourkofagos says:

    eh mor kacurrel,nuk i punoje bahcen Hanemes e fluturove per te dashur……..!!!
    nje tjeter gyzel shtohet ne black list-en e krimineleve qe vrasin femrat……sikter rasat!

    1. Qejfliu says:

      Korraku e ka me fe o turkofagos. Mund te mbaje dy tre apo me shume gra.

      Gallata ishte se ne Erseken me 2000 banore dilshin komshinjt ne TV e thojshin nuk dijshim gjo per lidhjen e tyre. Gallat e modhe. Ky qyqari kishte vite qe e mbante me lek grun e dyte ke shpia tjeter.

      Gjithsesi nuk o gjo e keqe me e fut traktorin me punu ne dy apo tre ngastra toke, apo jo.

  2. Andreas says:

    burre zakoni, jo shaka! e mbajti fjalen e dhene!

  3. Lenci says:

    Pse kshu mer Kapllon? Per dy gisht ven? Jazek…

  4. mitro says:

    Moshe delikate kjo e Fatosit.Shket burri kollaj ne kete moshe dhe nuk e ndjen fare cfare po ben

    1. ss-bw says:

      Me u fikë ( bankrotu )dhe me u koritë ( marru ) nuk ashtë kurr vonë.

  5. mitro_2 says:

    tamam e the o mitro, shket kollaj dhe behet kokrra e idiotit, burra koqe dhe femra putana, keshtu perfundofshin te gjithe dhe te gjitha…

    1. Andreas says:

      po femijet e asaj te shkretes çfaj i kishin ketij dhembaçit koqefishkur me benz 240, qe i la jetime?

      1. Kot says:

        Jo mer kishte W124 tani . E kishte shit 240D..

  6. alban4eva says:

    edhe greket jane “bura” zakoni, i cojne grate tek prifti te rrefehen, e mbajne fjalen e dhene tek Janulla…

    1. Andreas says:

      greket jane orthodhokse dhe ne besimin kristian orthodhoks nuk ekziston refimi tek prifti. kjo eshte edhe nje prej ndryshimeve ndermjet besimit kristian katoliko-roman dhe greko-orthodhoks.
      natyrisht qe DNA-ja jote e justifikon ne çdo moment injorancen e komenteve te tua.

  7. shqiptari says:

    BRAVO KJO ESHTE SHENJE DASHURIE PER 14 SHKURTIN !!DHE KJO TREGON SE SA TE SHKATERRUAR JANE SHQIPTARET!!! MJERE , MJERE KUSH JEMI!!

  8. perse moj grua dhe ju femije, hapet deren per te respektuar keto lloj mostrash…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje