Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi janë dy formacione të reja politike që do të testojnë mbështetjen popullore në zgjedhjet e 23 qershorit.
Prej daljes së tyre në skenë, ato i kanë turbulluar jo pak ujërat në politike. E para lindi si një fraksion i Partisë Demokratike. Dikur ish-nënkryetar i selisë blu, sot kryetar i FRD-së, Bamir Topi, betejën politike e ka dhe me ish-partinë e tij, si me të gjitha, që nuk e nxorën Shqipërinë nga tranzicioni.
“E perifrazuar ndryshe do të ishte ‘stop tranzicionit, të bëjmë shtetin’. Brenda kësaj ka një program shumë ambicioz, por shumë realist që bazohet në akumulimin e të gjitha kërkesave dhe vërejtjeve që kanë qytetarët”, thotë Topi.
Aleanca Kuq e Zi u shqua, sepse luajti me një kartë, jo shumë të rrokur politikisht, atë të nacionalizmit. Kryetari Kreshnik Spahiu thotë se kjo, nuk ishte një zgjedhje aspak elektorale:
“Aleanca Kuq e Zi kurrë nuk ka në synimin e vet pushtetin, që të përdorë kauzën patriotike për të siguruar sa më shumë vota, përkundrazi! Ne gjykojmë që kauza patriotike apo e bashkimit kombëtar, në disa raste i shkakton rrjedhje votash Aleancës Kuq e Zi, qoftë sa i përket përkrahjes ndërkombëtare, qoftë sa i përket votave të elektoratit shqiptar”.
Me afrimin e datës së zgjedhjeve, partitë bëjnë kalkulimet e tyre politike. Kjo ndodh në një terren edhe më të vështirë, për shkak edhe të sistemit zgjedhor të ndryshuar në vitin 2008, i cili në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare 2009, la jashtë Kuvendit pjesën dërrmuese të partive të vogla. Bamir Topi pranon se sistemi është një rrezik potencial.
“Që sistemi zgjedhor është totalisht i papranueshëm, këtë unë e kam konstatuar dhe denoncuar dhe si ish-kryetar shteti. Unë mendoj se do të hyjmë në këto zgjedhje pa asnjë lloj paragjykimi, pavarësisht nëse kodi ofron një mundësi më shumë ose më pak, sepse kontakti me qytetarin dhe vota e tyre, është ajo që do të përcaktojë performancën e çdo partie politike”, thekson Topi.
Aleanca Kuq e Zi e ka marrë më me “sportivitet” çështjen e sistemit.
“Në diferencë nga të gjitha partitë e vogla, është shumë lart dhe dihet se andej nga do të orientohet Aleanca Kuq e Zi, andej do të ndërtohet edhe pushteti”, shprehet Spahiu.
Kreshnik Spahiu thotë se ka bërë dhe bilancin e mundshëm për partinë e tij, në përfundim të zgjedhjeve.
“Nëse zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme, nëse votat e shqiptarëve do të numërohen, Aleanca Kuq e Zi pretendon që në disa qytete të Shqipërisë të jetë forcë e parë politike. Sigurisht që në zgjedhjet e 2013-s asnjë parti politike nuk mund të fitojë 71 deputetë, gjë e cila nënkupton që Aleanca Kuq e Zi edhe në rastin më të keq nëse do të jetë në kuotat e 15-17 për qind, do të jetë forca, e cila ndërton qeverinë dhe do të drejtojë qeverinë e ardhshme Kuq e Zi”, shpjegon Spahiu.
Për Frymën e Re Demokratike, bilancet janë kurthe ku bien të frikësuarit, ndaj dhe Bamir Topi nuk jep asnjë shifër për rezultatin e parashikuar të partisë së tij në zgjedhje:
“Deri në fund ju nuk do të dëgjoni asnjë lloj shifre nga ana jonë, sepse ata që hedhin shifra, tregojnë se kanë një lloj fobie ndaj pasigurisë që kanë për ditën e zgjedhjeve. Ne ecim me këmbë në tokë, kemi kontaktet tona, kemi informacionet tona, por ju siguroj për diçka që performanca e Frymës së Re Demokratike, kur ende nuk është mbushur një vit, nga krijimi i saj, ecën sipas parashikimit”.
Koalicionet e mundshme
Drejtuesit e të dyja partive nuk kanë vendosur ende se me cilën apo cilat parti do të bashkëpunojnë për zgjedhjet. Por , Topi thotë se e di me cilat parti, Fryma e Re Demokratike, nuk duhet të bashkëpunojë.
“Ne përjashtojmë koalicionin me Partinë Socialiste, sepse nuk kemi asnjë lloj përputhshmërie ideologjike me këtë parti. Por, nuk futemi në koalicion as me Partinë Demokratike, pasi qartazi na ka ndarë morali i politikës së qeverisjes, sepse po të ishte ndryshe, nuk kishte pse të ishim në një formacion të ri politik. Pastaj të gjitha të tjerat janë gjithmonë të mundshme, por brenda të mundurës ju siguroj që do të jemi shumë të kujdesshëm për të ruajtur profilin si një parti e qendrës së djathtë”, deklaron Topi.
Aleanca Kuq e Zi, siç thotë Kreshnik Spahiu, ka disa kushte për bashkëpunimin me partitë e tjera – pranimin prej tyre të programit të kësaj force politike.E, nga bashkëpunimi përjashtohet Partia Demokratike.
“Kush pranon parimet dhe programin e Aleancës Kuq e Zi, së pari, dhe së dyti, cila taktikë elektorale na garanton numrin më të lartë të deputetëve brenda në Kuvendin e Shqipërisë. Bashkëpunimi gjithmonë lidhet me garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për t’i garantuar Aleancës Kuq e Zi komisionarë për të numëruar votat e veta. Kjo nënkupton që ne jemi përgatitur të shkojmë të vetëm në zgjedhje”, shprehet Spahiu.
Kur mbeten dhe pak muaj nga zgjedhjet, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules foli në media për një pol të tretë politik – një grupim partish të vogla në përpjekje për të ulur peshën specifike të dy partive të mëdha. Por deri tani, asnjë parti nuk ka shfaqur ambicien t’i bashkohet këtij formacioni.
Bamir Topi e lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit në këtë kuadër, por nëse ky pol do të ekzistojë vërtet:
“Ne kemi aq eksperiencë në politikë sa mos të intrigohemi nga sajesa të ditës, ku secili mundohet të quajë për fakt të kryer atë që s’ekziston. Por, gjithsesi nëse gjithçka do të shkojë edhe në interes të opsionit tonë politik, gjithçka është e mundur, por gjithnjë mbi bazën e disa parimeve të forta që ne i qëndrojmë me konsekuencë“.
Ndryshe Kreshnik Spahiu, e sheh atë si produkt të një lojë politike për të vjelë vota në favor të koalicionit aktual qeverisës:
“Shqiptarët duhet të kuptojnë që kjo është një lojë për të spostuar vëmendjen e publikut. Kur populli nuk ha bukë, mediat e Berishës shpikin polin e tretë.
Shqiptarët duhet të kuptojnë që ky është një koalicion tradhtarësh, dhe i ndarë në dy apo tre pole, apo të gjithë së bashku vota shkon për llogari të një njeriu. Shqiptarët duhet t’i ndëshkojnë këta tradhtarë, pavarësisht sesi i ndajnë bluzat apo polet, me mosdhënien e votës dhe largimin nga skena politike dhe nga Kuvendi i Shqipërisë, pas katër muajsh”./REL
AK JENI NACIONALIST SHUM MIR BENI SE DHE SHQIPTARET JAN NACIONALIS PO NDONJE IDE SI TE MENAGJONI VENDIN NESE VINI KENI?? SE PO ME DUKESH TAMAM SI BERISHA QE THOSHTE DO BEJM KET E DO BEJM AT, NE E BESUAM E PAM QE SBERI ASGJE, ME DUKET SE DHE JU SI BERISHA JENI…
Me duket se kjo historia e Spahiut do perfundoje si ajo historia e Elbasansit dhe Kavajsit.
Elbasanlliu bertiste: Une jam Mbreti, Une jam Mbreti, nje dite te bukur doli dhe tha me turp: Une jam Mbreteresha.
Spahiu ka mundesi qe deri ne 23 Qershor te perfundoje Mbretereshe e Berishes.
Spahiu ku ta gjeje te jete mbretereshe se do mbreteroje! Ai eshte bythe e vjeter ne harremin e pederaseve te Berishes! Kush voton Spahiun voton per Berishen!
Homogjene voriopeirote,ju bij te Shen Kozmait,nuk duhet te reshtni kurre kundershtine tuaj ndaj AK-se!
Duhet t’i bashkojme te gjitha forcat,sepse,ketu eshte ne loje vete grekesia e kishes sone orthodokse,per te cilen ka punuar e luftuar per dy dekada e gjysme vete Hiresi e Tija,Kryepiskopi lavdimadh Janullatos.
Ne rrugen tone duhet te terheqim sa me shume allvanose,sepse,vetem keshtu mund t’ia dalem mbane e te fitojme kete beteje jetike per Janullatosin tone,kishen tone helenike dhe vete Vorio-Epirin,me te cilin eshte e lidhur pazgjidhshmerisht edhe grekesia e kishes orthodokse…
Dhe mos u druani,se ne keto perballje do te keni edhe ndihmen e Hiresise se Tij,edhe pse ka rene ligsht nga mundimet e te paudhit!
Flm per mirekuptim.
Pse i quan shqiptaret grek o te sherdheft bota rracen o kopil arabi .
Ti mer pler me gjithe ate kurven nika Ash Karin e cdo shqiptari ,o funderina ,u bet ju te formoni parti ju plera e buthleoirs .Juve ju financojn lobistat Greko amerikan .Kjo duket qart ne fjalet tuaja qe i vijn ne ndihme percarjes se shqiptarve duke i quajtur ata grek . Niku jot le te vazhdoj te pellas sa ti dali zorra bythes ,ate te gomarit ka per te mate ,,,le te vazhdoj ti lyj leshrat xheken me shurren e Lobit Grekoamerikan se mut ka per te mare ne fund ptu pjella arabe KANCERI SHQIPTARISE
@tironas varrboms (megjithese “varrboms” nuku eshte ne dialektin tirons…!!),
pse o njeri komenton me tere kete mllef dhe urrejtje,kur une,perkudrazi flas e komentoj vetem ne gjuhen e dashurise dhe mirekuptimit?!
Ju,zoteri me akuzoni ,per percarje(!!)… kjo eshte me te vertete ,e pakuptueshme per mua!!
Ju me akuzoni mua,qe jam me paqesori ne kete forum;qe nuk shaj dhe fyej askend ,pale pastaj komunitete te tjera kusdhoqofshin ato!
Zoteri,qe ta dish ti,por edhe te tjeret qe nuku e dine,une jam homogjen greko-orthdoks, dhe si i tille komentoj ne kete forum,ku mbroj interesat e komunitetit tim,kishes sime greko-orthodokse dhe Hiresise se Tij,Kryepiskopit tone.
Une nuk quaj shqiptaret greke ,sepse,o njeri i cuditshem,kjo nuk ka kuptim,eshte absurde…!!!
Per mua jane greke te gjithe ata qe jane krenare per kete,sikunder jam edhe une!
Per mua jane greke, te gjithe ata qe besojne tek Kryepiskop Janullatosi.Pike.
Per mua jane shqiptare, te gjithe ata qe besojne tek Fan Noli dhe FAnolizmi.Pike.
-Ja ky eshte dallimi mes nesh ,pra,mes greko-orthodokseve dhe shqiptaro-orthodokseve.
Ja kaq e thjeshte eshte…
Flm per mirekuptimin.(Radhe tjater komento si qytetar i pergjegjshem).
dhe do te jete e para here ne historine boterore, qe nje “qytetar nderi i amerikes” behet kryeministri i vendit “qe do me shume nga te gjithe ameriken” ne bote. ?
Perseri ketu ti,edhe ankohesh pastaj se nuk ke koh per te punuar per titullin e doktoratures!
Po te ndrrohet qeveria ne Qershor them se do te kete investime dhe impuls ne ekonomin shqiptare,qe natyrisht do te kete nevoje per specialiste te zot.Esht rast i mire per ty qe te(qetesosh) pastrosh (katarsis)sadopak ndergjegjen,meqe nuk kontribove ne Atdheun tend te “dashur” Greqi.Se mos konvertohesh ne katolik a protestant!
Mbeshtes AK ne qofte se hedh Berishen nga pushteti.Pra mbeshtes without doubt c’do parti qe do hedh Berishen nga pushteti.
Ti qe shkruan me pseudon tim, je i pabese.
As qe dyshojme fare per kete. Per 4 vjete kete vend e qeverisi LSi dhe Meta kokemadhi. Ka ardh radha qe stafeten ta marre Nik xhela me dylbi.
Kreshink Spahiu le te na tregoje per genjeshtren e Qytetarit te nderit te New Yorku-t. Nese genjen per kete ( qe eshte nje genjeshter e paster) pse duhet ti besohet ne asgje tjeter…!!!
Te shikojme cfare mendimi ka Haxhi Lleshi/Bujar Nishani per keto dekorate te Spahiut.
ARTHMERIA E SHQIPERISE FRD,AK.
Shqiptare te kudondodhur ne doni te vazhdoni jeten si deri me sot votoni PD-PS-ne, ne doni te ndryshoni jeten per se mbari VOTONI FRD dhe AK.
HI!HI!HI!MAJMUNI HIRKO PO FLUTURON ME PRESH SI TANI I AIDES.LALI!TE BEFTE MIRE SE PAS QERSHORIT DO HASH DHE ME SHUME.
Bo bo copa e gomarit do behet kryetar shteti,mjere Shqiperia te bjere ne duar te tilla.
Car ma ky ven lloj lloj halabakesh injorante si kto komentusit ma nolt qe rrine tu sha Spahiun a thu se ju ka liru nonat mjaft mer copa hajvonesh se nuk ka njel ky ven ti jepni men ju mer analfabete votoni Ramen apo Sal BQ po deshet ene Dule turkun po mjaft na cat b…. me tra la la e juja jeni komplet bosh ka kaptina i pike materie se e keni doni ene te komentoni politike ju ha ha ha ha ha ha osht me vu duret n kaptine kur lexo te tilla shkrime qe me shume kane sharje se sa diskutim politik
Kryetari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit në Kukës
Kryetari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem SPAAAHIIIUUU deklaroi se artikulimi i Bashkimit Kombëtar …. (25-02-2013 / Gazeta 55)
Une mendoj se nuk duhet neglizhuar kjo “lajthitje”. Te gjithe e njohim per Ekrem SPAHIA e jo SPAHIU, por ne artikullin e paçavures 55 qe citoj me lart,nga fundi ne krye Ekremit i kane “NDRYSHUAR” ja kane bere “SPAHIUUU”. Na marrin per budallenj dhe pandehin se nuk e kuptojme manipulimin e rradhes qe po pergatisin: te ngatrrojne popullin e thjeshte qe ne votime te mos votoje per Kreshnik SPAHIUN po per Ekrem SPAHIUN. Jam i sigurt qe edhe maketin-tip te fletes se ardhshme te votimit duhet ta kene bere gati ne kete aspekt
I respektuar Z. Baze, ti nuk ke nevoje per trute e mija (apo per “tallashin” tim)qe ta shikosh kete pune e te reagosh po qe se ti e konsideron tentative manipulimi “serioze”
Me respekt
spahi spahic kosovaro-boshnjak dy here me i keq se berisha , ti kreshnik do maresh me te ghatin . kush te voton ty o alabaku i berishes qe po i nxin jeten popullit me nacoinalizmin e semure turko-arab dhe kunder ghitoneve qe jetojme me shekuj , ade gamisu qerata do dhe voten ti kriminel i ghykatave
Nuk po kuptoni ,pozicioni i Spahiut mua me duket me i qarti nga te gjithe ,pra perjashtoj bashkepunimin me SB,te tjerat pastaj vendosen pra ne rradhe te pare ai ve rotacionin ,ne se PS ka nevoje per piket e tija ai ja jep ,nese jo ai bashkohet me FRD e krijon nje opozite te shendeteshme duke terhequr edhe elemente pozitive nga PD E KESHTU POLITIKA SHQIPETARE ME NE FUND BEHET POLITIKE E JO BAJRAK I NJERIT APO TJETRIT!
Kesaj qe thote fort i ndrituri Spahiu, i bene konak ajo thenia: Do behen dardhat sivjet meqe me haen mua. Po pse, valla a xhebah, cfare i paskemi bere zotit ne, qe t’na vendos mbi krye kete te marre? Kaq te mallkuar, thua te jemi?
Mos e ke pa me dylbi te ardhmen ?
Shife me sy te lire se do jesh me real.
Sot per sot vetem keto dy forca mund te jene e vetja shprese per te ndryshuar gjendjen e ketij vendi. Vota ime eshte per AKZ