Pasuritë e sekuestruara nga ligji “antimafia”, pas dyshimeve se janë përfituar nga veprimtari kriminale, “përplasin” Gjykatën për Krimet e Rënda dhe Prokurorinë.
Në më shumë se dy raste, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar heqjen e sekuestrimit për disa pasuri, të cilat “ishin” ngrirë me vendim gjykate, pa marrë konfirmim më parë nga kjo e fundit.
Kjo është bërë e ditur nga kryegjyqtari Sandër Simoni në prezantimin e “Analizës Vjetore të Gjyqësorit 2012”.
“Në raportet e vazhdueshme dhe korrekte me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, kryesisht të kërkesave për informim mbi mënyrën e administrimit të pasurisë, ne kemi vërejtur një kontradiktë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila në mëse dy raste ka urdhëruar heqjen e sekuestrimit të vendosur me vendim gjykate, duke keqintepretuar, sipas mendimit tonë, nenet 5 dhe 6 të nenit 12 të ligjit nr. 10192”, citohet Simoni në gazetën Panorama.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka sekuestruar në total 18.335.671 lekë, 635.328 euro dhe 37.246 dollarë. Nga këto sekuestrime, me vendime gjykate për konfiskim kanë kaluar për llogari të shtetit 3 biznese, në të cilat është konfiskuar përkatësisht 100 përqind, 50 përqind dhe 30 përqind e aksioneve si edhe 4 automjete të tipit “Mitsubishi”, “Mercedes Benz”, “Chrysler” dhe “BMW X5”.
cfare jane “sekuestrot” ????
Nje perqindje e pasurive te sekuestruara tani i duhet Berishes per te blere votues, prandaj hiqet sekuestrua me urdher te tij me kusht qe te derdhet nje shume e caktuar ne arken e PD. Deri ne muajin maj PD duhet te siguroje jo me pak se 250 milione euro per votues te paguar, perndryshe ajo nuk e siguron dot fitoren e zgjedhjeve as me manipulime. Lufta per pushtetin eshte lufte per mbijetese kete here; nuk ka shakà.
Gjykata e kurvave te renda dhe Prokuriaria e Kermave te rezikshme.