Ish- shefi i krimeve të komisariatit nr.6, Arianit Arapi, ndonëse është kërcënuar me jetë me në të një mesazhi, vijon të qëndrojë në krye të detyrë, pranë komisariatit të Pogradecit.
“Mbrëmjen e 24 shkurtit, në telefonin tim të punës ka ardhur një mesazh kërcënues. Nuk mund ta them përmbajtjen e tij, pasi ai po hetohet nga organet kompetente dhe mund të cenohen hetimet. Nuk ka vend për panik, por gjithsesi gjithçka po verifikohet. Dyshoj se kemi të bëjmë me një rast të keqpërdorimit të thirrjeve telefonike. Nuk përjashtohet edhe mundësia që mesazhi të jetë një shaka e hidhur. Nëse dikush do e kishte seriozisht për të më ekzekutuar, nuk do më sillte paralajmërim me anë të SMS-së. Ai do të vepronte menjëherë, pa bërë zhurmë,” tregon Arapi për Shqip.
Ai pohon se mesazhi në telefonin e tij ka mbërritur pas vrasjes së Dritan Lamajt dhe se nuk e ka idenë se kush mund të jetë autori i kërcënimit.
“Nuk di të them. Për momentin nuk kam asnjë emër në mendje dhe nuk mund të them asgjë. Gjithçka ia kam lënë në dorë Prokurorisë së Tiranës”.
Pavarësisht se Arianiti ka qenë krahu i djathtë i Lamajt në komisariatin nr.6, ai mohon që të ketë pasur konflikte me familjen Frroku, ndonëse ka qenë në dijeni të përplasjeve që Lamaj ka pasur më Frrokun.
“Frikë?! Nuk kam arsye që të kem frikë. Unë nuk kam probleme me asnjë person. As unë, as familja ime nuk ka pse të trembet. Gjatë gjithë karrierës time në polici nuk kam bërë asgjë që të më shqetësojë apo të më hapë problem nga pas. Kam zbatuar me përpikmëri procedurat ligjore,” ka pohuar Arapi.
Po pavarësisht kësaj, ai pranon se është kërcënuar herë pas here.
“Prej vitesh unë punoj në polici dhe në numrin tim të telefonit kanë ardhur shumë mesazhe kërcënuese. Asnjëherë nuk jam alarmuar dhe nuk e kam marrë me kaq seriozitet. Nuk u kam kushtuar vëmendje pasi ne kemi profesion të vështirë dhe delikat. Gjatë ushtrimit të profesionit do të ketë përplasje interesash, por unë vazhdoj të zbatoj ligjin, pavarësisht kërcënimeve”, nënvizon Arapi.
Komisariiiii,o komisari i partise,mos ki frike,nga askush,ruaju vetem nga
Kulishi,ruaju dhe nga Kadilli e ka ne gen pushkatimin,e ke aty deputetin e PD,dhe fushata zgjedhore hyri ne fazen qe ca koka do i prese…ruaju,ruaju nga miqte se nga armiqte te ruan Zoti!
O zotri mnigjo ca po te them, partija do me tgradu me tdhon nji grad ma tnolt, do me tba deshmor atdheu, a mnigjo apo tu ka blloku vesht.
Vendimi o morr, ja kina cu listat Berrrishs dhe ke ai ma i modhi ti figuro deshmor atdheu, ai po shef planet e veta si i ka, se do me tgjet kohen me tardh per me festu me familjen tate vrasjen tate si deshmor i atdheut, vorraxhit tkan hap gropen dhe arkivolin ta kina ba gati, kurse ti tani qi ka nevoj partija, fillove me hudh shkelma.
Ke per tu vra dhe pejk e ka venos ai atje nolt dhe se lu ma topi fjaln e atij tmodhit, se nji burr ka Shqypnija Skenderbeu pare Sali Berrisha dhe Skenderbeu dyte ky qi kena ktu nmes Tirones, deri sa tja hekim bustin dhe tvejm Sali Berrishn ton, vetem kalin kina per ta majt se duhet me hyp Saliun atje, Skenderbeun do e zbresim nga kali tja cojm peshqesh atyne vllaznve tane.
Ty mor zoti komisar ben mire qe ske frike n.q.s nuk je perzjer me barkderrat e dajtit po mendimi im esht se atat do ti ken nis ato sms ,sepse vrasesi sado gjakftohte te ishte sdo i ket ren ndermend aq shpejt per ty ‘perqndrohuni ke barkderrat se aty duhet te filloj hetimi jo nga frroku.
Shqiperia,nje vend mafiozo-policor.Kryeministri dhe kryeparlamentarja ngjajne te jene shkruesit e mureve neper WC-te publike.”Trimat” duhet te jene me te permbajtur,qe mos kendoje qyqja mbi catite e tyre.
Cfar eshte ky shef krimesh qe ben publike nje sms kercenuese……a mund edhe a duhet te kete ne policine e shtetit nje te tille polici per me teper shef krimesh….lerini keto sajesa….mos mendo se po ben trimin, perkunder po ben servilin dhe frikacakun….zoteri po qe ngaterruar ne xhepat e te tjereve, frigohu, ne te kundert bej detyren se nuk te prek kush……. duhet ta dini mire se i gjithe fai perse policia e shtetit eshte ne kete derexhe….eshte i Bujar Nishanit….ai e katandisi ne kete gjendje, duke filluar nga vrasja e kater policeve ne plaxhe etjetj…….kam punuar me kete njeri qe kurre nuk e veshi kostumin e ministrit…….
Ik mor Aranit se nuk merret kush me ty se hajdut 10 mije lekeshash ke qene dhe te njeh gjithe Tirana ,une ve bast gjithcka kam ne jete qe e ka shkruar vete ky per te qene ne qender te vemendjes ,po ta njihnit do skandalizoheshit si drejton ky hu nje komisariat policie ,ky eshte me idiot se Jozi ha ha ha ha ha ha .