Skadon moratoriumi anti-skaf. Gaçi: Berisha të mos guxojë ta risjellë për rinovim

2 Mars 2013, 20:37Politika TEMA

Pas shtatë vitesh në fuqi, ka përfunduar edhe moratoriumi kundër mjeteve të lundrimit, i vendosur nga Sali Berisha kur erdhi në pushtet duke justifikuar luftën kundër trafiqeve.

Por operatorët turistikë nisën të ankohen se një moratorium i tillë po i dëmton ata.

Deputeti socialist, Artan Gaçi, që pati udhëhequr një nismë për heqjen e moratoriumit, ka deklaruar se ujërat e Shqipërisë janë çliruar nga një moratorium antikombëtar.

“Këtë muaj skadon efekti i moratoriumit të mjeteve motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë fillimisht hyrë në fuqi në 03/04/2006 dhe i rinovuar për një afat tjetër trevjeçar në datë 04/02/2010. Këto ditë të shkurtit detet dhe liqenet shqiptare janë të çliruara nga efektet bllokuese të atij moratoriumi antikushtetues dhe antikombëtar.

Për shfuqizimin e tij nuk shërbeu as amendimi i bërë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste në mars të vitit të shkuar, as amendimi dhe deklaratat publike të disa prej partive dhe kolegëve të mazhorancës, as thirrja publike e kryetarëve të komunave dhe bashkive bregdetare dhe liqenore, as kërkesat e shoqatave dhe operatorëve turistikë, e aq më pak interesat e qytetarëve të këtyre vendbanimeve bregdetare të cilët për shkak të këtij bllokimi vuajtën pasojat e drejtpërdrejta mbi ekonomitë e tyre.

Arrogancë e kësaj qeverie nuk u mjaftua me shpërfilljen flagrante të opinionit publik por shkoi deri aty sa të rishkelte edhe njëherë kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit duke mos futur për shqyrtim e më pas për votim në séancë as amendimin e Partisë Socialiste dhe as amendimin e dy deputetëve të mazhorancës.

Të tillë arrogancë kundër interesit të qytetarëve të tyre vetëm Sali Berisha dhe diktatori i përjetshëm i Koresë së Veriut Kim II-sung kanë guxuar të tregojnë.

Sot që shqiptarët janë sërish të lirë të shfrytëzojnë detet dhe liqenet e tyre, i bëjmë thirrje Sali Berishës të mos guxojë ta risjellë për rinovim këtë moratorium. Ditën kur Sali Berisha do të risjellë për votim rinovimin e moratoriumit nuk do të hasë vetëm në kundërshtinë e opinionit publik e Partisë Socialiste, por do të jetë dita kur ai do të humbë edhe mazhorancën në parlament.

Qytetarë që jetoni në vijën bregdetare të detit Adriatik e detit Jon, të liqenit të Shkodrës, Ohrit, Prespës e Fierzës, gëzuar lirinë e shfrytëzimit të ujërave tuaj!” tha Gaçi.

 

8 komente në “Skadon moratoriumi anti-skaf. Gaçi: Berisha të mos guxojë ta risjellë për rinovim”

  1. Meleku says:

    Po te mos ishte vendosur ky moratorium, sot luftanijet e NATO-s do te ishin duke kontrolluar brigjet shqiptare te krimit te ilegaleve, droges dhe prostitucionit.
    Pa kete moratorium, Vlora do te ishte kthyer ne nje Somali te Adriatikut, njejte siç ishte ne vitet 1997-2005!

    1. test says:

      Ne rradhe te pare i uroj te gjithe shqiptaret gezuar pavaresine e detit tone te dashur…
      Ndersa per ty Melek dua te te bej te ditur qe ne keto vite jane kapur me
      qindra tonelata droge…kuptohet aty kalojne me mijera tonelata…
      moratoriumi eshte krim kombetar…
      Serbia e ka patur enderr qe te kishte dalje ne det dhe e arriti duke e bllokuar Shqiperine qe ta shfrytezonte kete pozicion gjeografik qe i ka dhene Zoti…
      Dita e clirimit nga diktatori i fundit po vjen…

      1. Meleku says:

        Deshira ime eshte qe Vlora te jete si Montekarlo!
        Mirepo nga e thena ne te bere eshte ne mes nje Adriatik i tere.

      2. Knepper says:

        O ti zotni test ti spaske lidhje me politike se Berisha seshte fajtore pore Eu dhe SHBA dhe keta i bejne trysni qeverise se perndryshe ska integrim…Shitja e droges nuke ndalet kerkunde ne bote pore kjo behet qe te mose shese qdo kushe….Shqiperia ka nevoje kontrabanden siq e ka edhe qdo shtete ne zvicerr e bejne kontrabanden ne menyre te qete e skapen ndermjete veti…Pse e Pd duhet tja shtrijne doren njera tjetres dhe te shesin drogen sbashku e jo te kacafyten ….Shqipetaret kane ardhme ri me kto gjera bashkpunim ndermjete vete shkollimin turizmin dhe kontrabandene prodhim,prodhim qdo gje qe shitet… e jo me andrra pore me vepra…RK

  2. alban4eva says:

    po Melek, ke te drejte, S-haleja e pranoi kete shtrengim per skafet, sepse nuk i intereson te kontrabandoje me skafe, ka gjetur menyre tjeter per te vjedhur..

  3. tourkofagos says:

    shkoi per lesh edhe deti,nga njera ane tubi i TAP-it,nga ana tjeter mjekerroshet trecereksh me thaset me hasisi,duke kerkuar tregun italian………..

  4. irfan says:

    Saliu-bajlozi i detit!I mori frymen Shqiperise.bejini mire ligjet,mos lini ne doren e nje njeriu ceshtje te tilla te medha kombetare si dhurimi apo bllokimi i detit.Shqiperia do behet me mire se Monako.Shqiptaret ashtu sic blene mercedesa kane per te blere te gjithe skafe,edhe kosovaret.Na pengojne vetem qeverite tradhetare ose te paguara per interesa te te tjereve.

  5. Moçalor + Terùn + Redneck = jugor says:

    tashti kan me fillue trafiqet e moçalorve. shqipnia po hyn edhe nje her ne listen e trafiqeve per k’te duhet te falenderojme moçaloret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje