REPORTAZH/ Fëmijët e gjakmarrjes duhet të fshihen ose rrezikojnë jetën

4 Mars 2013, 09:36Politika TEMA

Agjencia Associated Press ka përgatitur një reportazh për gjakmarrjen dhe ngujimin e fëmijëve në Shqipëri. Teksti i plotë është më poshtë

Gjatë gjithë jetës së saj Marsela ka jetuar e fshehur. Shumë pak njerëz vijnë ta takojnë. Nëna e saj nuk e lë të shkojë në shkollë apo të lozë përjashta me fëmijët e tjerë. Madje nuk mund të vrapojë përreth shtëpisë. Nëse e bën rrezikon të vritet.

Vajza 9 vjeçare është fëmija i një familjeje në gjak. Në 1995, shumë vite më përpara se ajo të lindte, babai i saj vrau një shok pas një sherri, në gjendje të dehur, duke shkaktuar më pas një seri vrasjesh të njëpasnjëshme për hakmarrje, që deri tani ka marrë 5 jetë. Maria, mamaja e saj 40 vjeçe nuk ka asnjë dyshim se një prej fëmijëve të saj, të moshës 7-19 vjeç do të jetë viktima tjetër.

Gjatë gjithë jetës së saj, Marsela është larguar nga shtëpia vetëm 10 herë. Madje ajo nuk ka asnjë palë këpucë të veta,-një luks i panevojshëm, meqë ajo mund të rrijë nëpër shtëpi me pupa të punuara me dorë.

Sipas një kodi shekullor të sjelljes, të njohur si Kanun, i cili rregullon shumë aspekte të jetës, vrasjet duhet të shpaguhen me gjak. Të afërmit e viktimës duhet të vrasin dorasin apo familjarët e tij. Ministri i Drejtësisë është zotuar të ndërmarrë ligje më të rrepta për t’i dhënë fund ciklit të vrasjeve.

Këtë muaj Eduard Halimi tha se po hartohen ligje të reja, të cilat parashikojnë një dënim minimum 40 vjet për këdo që vret për hakmarrje, nga 25 vite që është aktualisht. “Gjakmarrja, ky fenomen unik në Europë, është sjellja më absurde e një shoqërie të civilizuar”, shkruante Halimi në një nga postimet e tij të fundit në Facebook.  Gjakmarrja përcillet përmes brezave, tradicionalisht vetëm burrat mund të jenë në shënjestër të hakmarrjes, dhe vetëm ata mund të marrin hak. Por ditët e sotme kodi është interpretuar sido, dhe askush nuk është më i sigurt. Kjo bën që e gjithë familja të jetojnë në izolim të plotë për vite, dhe në një varfëri të skajshme, pasi askush nuk mund të largohet nga shtëpia për të siguruar jetesën.

“Gjithkush flet për burrin i cili mund të vritet, por harrojnë se ato burra kanë fëmijë”, thotë Liljana Luani, një mësuese e cila nëpërmjet një organizate bamirëse shkon në shtëpinë e Marselës dhe fëmijëve të tjerë në gjak për tu dhënë mësim.

Gjakmarrja u zhduk gjatë regjimit 46 vjeçar komunist. Por u kthye fuqishëm pas rrëzimit të regjimit në 1990, dhe veçanërisht është e rrënjosur në zonat e thella të veriut të Shqipërisë.

Sipas të dhënave të policisë 225 vrasje kanë ndodhur për gjakmarrje në 14 vitet e fundit, megjithëse organizatat mendojnë se numri është më i madh, pasi shumë prej tyre janë prezantuar si vrasje të zakonshme. Ministria e Brendshme thotë se janë 67 familje, me 155 persona, në gjak, të cilat aktualisht jetojnë të fshehura në të gjithë Shqipërinë. Por organizata jo qeveritare thonë se numri aktual është afërsisht 6000 persona, përfshi këtu dhe qindra fëmijë e gra që jetojë të izoluar në këtë shtet me 3.2 milionë banorë.

Vetëm në rrethin verior të Shkodrës Liljana Luani numëron rreth 120 fëmijë të cilët jetojnë të fshehur. Ndërsa autoritetet zyrtarisht japin shifrën 33 fëmijë.

Familja e Marlesës jeton me asistencën sociale prej 79 dollarë në muaj. Ushqimi vjen kryesisht nga një kopsht, 100 metra katror, i mbjellë me perime, nga një lopë, dy viça, një dele dhe një qengj. Mamaja e saj nuk do t’i përmendet mbiemri, dhe vendi i saktë se ku jetojnë për shkak të kërcënimeve me vdekje.

Maria dhe 4 fëmijët e saj të mbetur janë ushqyer vetë që prej vdekjes së bashkëshortit, Mirash, një burrë i dhunshëm, i cili shpesh pinte dhe rrihte gruan dhe fëmijët e tij. Por nuk ishte gjakmarrja që ia mori jetën. Ai vrau veten pasi qëlloi për vdekjen vajzën e tij 14 vjeçe, pas një zënke.

Vetëvrasja nuk e shoi hakmarrjen, e cila vazhdon dhe dëmton jetën e gruas së tij të ve dhe katër fëmijët e mbetur.

Të vendosur në një shtëpi të vogël, e gjithë bota e tyre janë 4 dhoma dhe një kopsht. Dy djemtë e familjes kanë pak të shikojnë përpara përveç: Hakmarrjes.

Një djalë konsiderohet burrë- në moshë për të marrë gjakun- kur mbush 15 vjeç. Vëllai i Marselës, Zefi është 12 vjeç dhe po arrin moshën e tij.

Prej vitesh familjet e përfshira në gjak janë përpjekur shpesh të vrasin babanë e tyre, xhaxhain apo kushërinjtë, por kanë dështuar. Nga ana tjetër, kushërinjtë e tyre kanë qenë më të suksesshëm duke i vrarë 4 persona familjes tjetër.

Në botën e Zefit ai duhet të vrasë ata persona që vijnë pas tij. “Pak ditë më parë ai më tha se do të merrte pushkën dhe do të merrte hakun brenda 3 vitesh, kur të jetë bërë burrë, (pas moshës 15 vjeçe)” thotë Maria, që rrudh ballin teksa vendos një tenxhere me fasule në një sobë.

Zefi një djalë i qetë dhe me flokë kafe të shikon me inat kur e pyet për moshën. “Nuk jam ende një burrë”, thotë ai para se të largohet në oborr.

Fëmijët e gjakmarrjes, sidomos djemtë kanë një të ardhme të zezë dhe të paracaktuar, thotë Mentor Kikia, një gazetar i cili drejton organizatën jo qeveritare Alternativa Civile. “Ata ndihen të detyruar të kryejnë vrasje dhe të kthehen në kriminelë”, thotë ai.

Alfred Vukaj e di barrën e hakmarrjes. Nga mosha 2 vjeçe ai ka jetuar nëpër shtëpitë e të afërmve të tij pasi humbi dy prindërit në një gjakmarrje. Nëntorin e kaluar, vetëm në moshën 16 vjeçe ai ndoqi pas një burrë i cili besonte se ishte përfshirë në gjakmarrje dhe hapi zjarr në qendër të qytetit. Por, humbi kontrollin e armës dhe aksidentalisht vrau një 24 vjeçar, një punëtor që lante makinat dhe plagosi një student, thanë autoritetet. Personi i cili ishte objektiv i atentatit u plagos por mbijetoi. Vukaj u arrestua dhe ndodhet në burg në pritje të gjykimit për vrasje. Ai rrezikon një dënim me burg përjetë nëse dënohet, dhe mund të ketë lindur një gjakmarrje të re me familjen e personit që la të vdekur në atë atentat.

Shkurte Ndrevataj shqetësohet vazhdimisht për fatin e 6 fëmijëve të saj, në mënyrë të veçantë për 5 djemtë e moshës 10- 20 vjeç. Familja e saj është e ngujuar që kur i kunati hyri në gjak duke vrarë një person, gjatë një grindjeje, një mbrëmje të vitit 2000. Ai dhe dy vëllezërit e burrit janë vrarë deri tani dhe çifti kujdeset për një nipin jetim 6 vjeç.

Djaloshi i saj 18 vjeç, Pashku e shqetëson më shumë. “Ai do vetëm të hakmerret”, thotë ajo teksa lotët i bien në sy. “Por për çfarë tjetër mund të mendojë ai i mbyllur në shtëpi?”

Ajo dëshiron që fëmijët e saj të shkojnë jashtë ku mund të jenë më të sigurt; megjithëse gjakmarrja mund të ndjekë njerëzit në të gjithë botën.

Vëllai më i madh i Pashkut, 20 vjeçari Pepa sfidon izolimin dhe shkon në shkollë një herë në muaj.

“Sigurisht që kam frikë kur shkoj në shkollë”, thotë Pepa, i cili po përpiqet të rikuperoje vitet shkollës e të diplomohet brenda pak vitesh. “Nuk kam shokë atje. Shokët e klasës janë të ftohtë me mua dhe më qëndrojnë larg”.

Askush nuk do të afrohet shumë me një fëmijë në gjak.

Eduardi, një tjetër djalosh 16 vjeçar, nga familje në gjak, pagoi me jetën e tij sfidën ndaj Kanunit. Ai u vra dy vjet më parë teksa po kthehej nga shkolla, kujton Luani, mësuesja që e njihte mirë.

“Ku ata rriten”, thotë Liljana Luani, “ata ose kanë frikë se do të vriten ose ndihen të detyruar që të vrasin për nderin e familjes së tyre”.

OJF thonë se qeveria ka bërë shumë pak të shtypur gjakmarrjen ose të ndihmojë familjet e prekura.

Një qendër e cila ishte ngritur në pjesën qendrore të Shqipërisë, ku 20 fëmijë të familjeve në gjak mund të jetonin aty- përfshi dhe djemtë e Ndrevatajt, u mbyll në 2008 për shkak të fondeve. Qendra u mbyll 2 vjet nga hapja e saj. Ministria e Edukimit ka plan që për fëmijët e izoluar të ndërmarrë një projekt për mësim online nëpërmjet Skype, por ende nuk është zbatuar.

Avokati i Popullit së fundmi realizoi një aktivitet në Tiranë, për 12 fëmijë të familjeve në gjak të moshës 8- 16 vjeç nga distrikti i Shkodrës, rreth 110 km larg në veriperëndim të Tiranës. Atyre iu deshën masa të forta policie për një udhëtimin e një ditor, të fëmijëve, në dhjetor 2012 dhe Marsela ishte mes tyre. Ishte hera e parë që 9 vjeçarja vizitonte Tiranën. Sytë e saj shkëlqenin teksa recitonte vargje të një poeme që e mësuan gjatë udhëtimit. Gjithashtu fëmijët mbajtën dhe një ekspozitë me vizatime. Shpresa për një jetë normale “Stop vrasjeve”.

*Marrë nga Shqiptarja.com

9 komente në “REPORTAZH/ Fëmijët e gjakmarrjes duhet të fshihen ose rrezikojnë jetën”

  1. coku says:

    mbesi te iki zombi gjithcka do qetesohet besoj edhe gjakmarja sepse nuk ka kush te jete i interesuar per te. vetem atij i intereson qe njerezit te vriten me njeri tjetrin, te mos dalin nga shtepite, te jene te frikesuar qe ai te mbreteroje i qete. besoj shume shpejt do ti vije fundi ketij fenomeni makaber edhe per shekjt e kaluar e jo per kete kohe.

  2. Horri i Bulevardit says:

    Verronike e Irrituar, te lutem meqe ti ke kohe dhe mendon se jetojme me mire, shko dhe mi co ata kalamanj ne shkolle, se nga demokracia e Saliut kane frike se kujtojne se eshte gogoli Enver akoma ne jete.
    Me vjen ndot tju jap edhe pergjigje se me bete enverist me zorr.
    Leri fjalet e bukura te vuajtjeve dhe burgut, shiko realitetin tani dhe coji ata kalamaj ne shkolle dhe u thuaj se jetojme ne demokraci.
    Dhe mos me bej literature sikur po na ben format politike, se sta kam ngene.

  3. Dean says:

    Heu bre malok shpellash.Po sikur Kanuni nuk e parashikon vrasjen e femijve dhe te grave,apo vari leshte Kanunit?
    Sikur vetem Kanunin te kishit respektu pik pet pike,juve sot do ishit shoqeria me civilizume ne Bote,por ju e shikoni Kanunin si 1 te drejt me vra.

  4. Andreas says:

    per nje plage te kesaj permase, 2 komente!!!
    ata “trimoshat” e aleances korrake dhe ato shoqatat e çemerve çamaroke, perse nuk bejne ndonje miting ne stilin e tyre kunder ketyre fenomeneve kafsherore te kesaj shoqerie?! aresyet jane dy; ose nuk e ndjejne vehten pjese te kesaj shoqerie, ose ata vete jane nje fenomen i kesaj shoqerie.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Nuk bejne se jane te zene me artikullin e Enver Hoxhes se kane frike se po i del burre me i mire se Saliu dhe per kete ata jane ne dileme, se po ja quajne babain diktator. Skane kohe per keto vogelsira.

  5. Andreas says:

    e pabesueshme!!! 5 ore nga publikimi i ketij artikulli dhe vetem 5 komente!!
    po sikur te ishte titulli “sherbimet sekrete greke nxisin gjakmarjen ne shqiperi”, do i kishte shperthyer serveri Temes.
    ore korraket e mutit qe skeni shtylle kurizore pse e fshini koken si struzi perballe problemeve te verteta? apo njeriu i ri i xhaxhit ky eshte; buke e kripe e propagande?!

  6. SHKEMBI says:

    ta gezosh llagapin Andreas,me tjeter te kemi njohur der dje ,kur e ndrove?GJakmarrja eshte nje institucion vetegjyqesie primitiv gje qe tregon kryesoren ,qe gjyqesia e drejtesia nuk funksionojne sepse shteti nuk funksionon!PSE nuk funksionon…sepse po te funksionoje shteti duhet te funksionoje deri ne fund duhet pra te denoje te gjithe keshtu qe me mire rrumpalle te mos marre vesh i pari te dytin e ujku mjegull do!

  7. USTAI says:

    Mos u krruj me ne verioret andreas se ta morim rrypin e sytjenave ta bojm tanga legen.

    1. Andreas says:

      i kam pare verioret ne 97 ne Vlore kur shkopinjte e gomes qe u kish dhene Saliu per te rahur jugoret, ua futen ne bythe. i kisha pare edhe me perpara ne qytetin studenti kur per te rahur ndonje femije student te vitit te pare, therisnin te pakten 30 veta dhe perfundonte gjithnje qe i fusnin ndonje thike gabimisht njeri tjetrit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje