Adoleshentja pa sy dhe pa hundë do ketë fytyrë të re (FOTO)

6 Mars 2013, 18:41Lifestyle TEMA
Adoleshentja pa sy dhe pa hundë do ketë fytyrë të re (FOTO)

Një adoleshente nga Karolina e Veriut në SHBA, që ka lindur me një problem të rrallë që bën që ajo të mos ketë as sy dhe as hundë, po përgatitet për një operacion, që do e bëjë atë me hundë të vërtetë.

Cassidy Hooper, 16 vjeç, do i nënshtrohet tre ndërhyrjeve, për të krijuar një hundë të re duke përdorur një kockë nga kafka e saj.

Lajmi i mirë është se adoleshentja do ketë mundësi që të marrë frymë dhe të nuhasë përmes hundës së saj.

Mjekët mbetën të befasuar kur ajo lindi.

“Zemra dhe truri i saj janë normalë,” thotë mamaja e saj, një edukatore kopshti.

Adoleshentja është e lumtur që do ketë më në fund një fytyrë të re.

Cassidy ka përdorur sy prostetikë, por meqë ato kushtojnë 5 mijë dollarë secili, prindërit nuk mund t’i zëvendësojnë ato sa herë ajo rritet.

Adoleshentja ëndërron që të bëhet gazetare radiofonike.

1 komente në “Adoleshentja pa sy dhe pa hundë do ketë fytyrë të re (FOTO)”

  1. Pavarësia says:

    Inisiativë e çuditëshme e mjekëve! Çdo veprim mund të realizojë njeriu kur është për të mirë dhe merr bekimin e Perëndisë. U bëfshin dëshirat e tyre realitet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje