Zgjedhja e Papës do të nisë të martën, më 12 mars

8 Mars 2013, 18:11Bota TEMA

Zgjedhjet për Papën e ri do të nisin më 12 mars.

115 kardinalët do të vendosin se kush do e zëvendësojë Papa Benediktin XVI si kreu i Kishës Katolike.

Fillimisht paraditen e së martës do jetë një meshë dhe pasdite do të nisë konklava.

Se sa do zgjasë përzgjedhja, mbetet e hapur. Nuk ka një kufizim kohor për këtë çështje. Çdo ditë mund të zhvillohen disa raunde zgjedhjesh, derisa të arrihen dy të tretat për një kandidat.

Pas numërimit, votat digjen.

Tymi i zi sinjalizon për botën se nuk është zgjedhur Papa. Kurse tymi i bardhë do të thotë se është arritur të zgjidhet Papa i ri.

2 komente në “Zgjedhja e Papës do të nisë të martën, më 12 mars”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Ta pyesim njehere edhe Zhozin, se mos duhet me votu edhe ne per papen, ne parlament me 3/5, qe te marrim kardidatin per BE.

  2. hysni dajaku says:

    mos harxhoni kohen kot ju te Vatikanit!!
    Zgjidhni Sali Berishen edhe e ta kini te sigurte,se aty do ta keni deri sa te vdesi!!
    edhe neve na beni nje te mire se vet po I ham mutin nuk po e heqim dot po edhe juve u zgjidh hall se ngelet duke bere zgjedhje cdo 4 vjet!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje