Komandanti në largim i forcave të NATO-s në Afganistan, tha se aleanca është në rrugën drejt fitores së luftës.
Gjenerali John Allen, që do ia dorëzojë detyrën të dielën gjeneralit Joseph Dunford, tha se trupat kanë bërë një rrugë të gjatë drejt fitores ndaj rebelëve.
Allen do të emërohet komandant suprem i aleancës në Europë.
Muajin e shkuar, ai u pastrua nga akuzat për sjellje të pahijshme, në një skandal që implikoi ish- kreun e CIA-s, David Petraeus.
“Lufta kundër rebelëve kërkon kohë dhe është vështirë të vendosësh një pikë në kalendar dhe të thuash që fituam”, tha Allen për BBC.
“Mendoj se ne kemi bërë një rrugë të gjatë për të krijuar kushtet, që zakonisht janë faktori përcaktues në fitimin e luftës ndaj rebelëve. Këto janë kushtet për qeverisje, për mundësi ekonomike. Mendoj se jemi në rrugën e fitores,” tha ai.
Gjatë turit të tij 19- mujor, Allen menaxhoi kalimin e sigurisë në mbarë vendin në duart e ushtrisë dhe policisë afgane.
Pasuesi i tij pritet të jetë komandanti i fundit i ISAF, që do të mbikëqyrë tërheqjen e shumicës së trupave të huaja nga vendi.
Ju amerikan kurr nuk keni thene qe kemi deshtuar as ne Vjetnam nuk e pranuat humbjen.
Kthehuni ne shtepi gjeneral Allen dhe lerini deklaratat e “fitores”! Ju ndoshta mund te fitoni disa beteja, por jo luften dhe kete e ka treguar gjith historia juaj e pas Luftes se II Boterore. E niset me Luften e Korese. Kush fitoj? Askush. Vetem populli korean humbi duke u ndare hermetikisht si dy armiq te betuar. Temtuat me Kuben, por per nje cast sa nuk e futet boten ne nje Lufte Berthamore. Vazhduat ne Indokine dhe vecanerisht ne Luften e Turpit ne Vietnam. Nuk ju shpetuan dot as bombat me napalm dhe as krimet e tjera cnjerezore. Per nje periudhe ju shmanget konflikteve ushtarake duke perdorur CIA-n per rrezimin e qeverive me ane te Grushteve te Shtetit si ne Ameriken Latine, ne Afrike, Azi, por edhe ne Europe. Financuat grupe terroristesh ne Avganistan e ne vende te tjera ne lufte ndaj sovjetikeve, por ishin ata qe u kthyhen armiku juaj me i betuar me ne krye Bin Laden. U larguat nga Somalia me turp duke e lene vendin ne duart e terrorizmit islamik. Vazhduat me Luften e “Shpejte” ne Irak dhe Avganistan, por qe u vertetua nje lufte pa fund. Tashme kerkoni te largoheni gjoja si fitues per tu shmangur humbjeve ne njerez dhe ne materiale ushtarake duke i lene ato vende ne meshiren e fatit mes bombave te perditeshme mbi njerezit e pafajshem, mes konfliktesh fisnore e fetare ku paqja do te vazhdoje te ngelet nje enderr e parealizushme per ta. Dhe mbi te gjitha, siguria boterore eshte kthyher me e pasigurte se kurre.
Bravo Amerika.Ne jemi popull aleate me Ameriken dhe gezohemi per fitoren e luttes kunder djajve te terrorit ne Afganistan dhe kudo.Cdo lufte ka dhe sakrificat e saj.
Ju qenkeni Kreshnik, fushe,jo mali
Amerika ka korrur fitoren me madheshtore ne gjithe historine e njerzimit:Ka shkaterruar nga themelet diktaturen me barbare qe ka njohur Bota:Barbarine komuniste.Pa permendur se Amerikes i perkasin edhe fitoret ndaj diktatures dhe agresionit hitlerjan dhe atij japonez.Pa pjesmarrjen e Amerikes keta diktatura do ta kishin pushtuar dhe burgosur boten mbare.Kjo eshte e verteta,gjithcka tjeter eshte indoktrinim partiak…
Ky eshte realiteti. Shume sakte.
Bllokun lindor nuk e shkaterroi Amerika por u shkaterrua vet nga lakmia per pushtet dhe pasuri, ndersa per nazistet ja ke fut komplet pordhes, Amerika shpirterisht ishte me hitlerin por ju bashkua forcave antifashiste sepse e dinte qe nuk ja del dot me ushtrine e Kuqe, ishin po keta te kuqte qe rrezuan nazi-fashizmin
Qeparo,
nuk paske as dijenite minimale c’ka ndodhur ne luften e dyte boterore:Ushtrija kuqe s’mbahej dot edhe nje muaj po te mos mirrte ndihmat ushtarake qe shkonin nga Amerika neper mjet Gllakout(skoci)gjer ne Murmansk(Rusi).Mbi 7o karvane me nga 15-20 anije te tipit liberty e kan kryer kete pune.Me ka thene gojarisht nje ish ushtarak gjerman se ne luftimet ne Leningrad te gjitha armatimet dhe municionet ishin amerikane.Stalini vete e pershendet Ruzveltin me keto fjale kur Amerika zbarkon ne Normandi:…Zoti president,nuk mban mend historija boterore nje aksion kaq madheshtor ushtarak,sa ky i organizuar nga ana juaj…”.Ishin mbi 5.5oo anije luftarake e transporti qe nxinin detin perballe brigjeve te Normandise.Qene forcat Amerikane qe cliruan dhe Italine e francen e tj.te armatosur gjer ne dhembe nga Gjermanet.Gjermania,Anglija dhe Franca e filluan luften me nga 3 -4000 avjone,ndersa Amerika prodhoi vetem brenda nje viti(942)96.000 avjone ushtarake qe bombardonin dite nagte forcat dhe industrine gjermane kudo qe ndodhej.Ne cdo 24 ore Amerika i binte te prodhonte nje anije transporti luftarake,pervec atyre te destinuara per lufte.BS n’ate kohe pothuajse s’kishte fare flote ajrore,pervec ca avjonave qe timonoheshin ende me litare…
Ku e paske qegjuar ti se Amerika,fanar i demokracise ishte pro diktatures hitlerjane.Amerika e ndihmoi B.S-n sepse Stalini premtoi se ne vendet e lindjes do te lejonte zgjedhje te lira dhe demokracine.Por si diktator dredharak komunist qe ishte nuk e mbajti fjalen…Kjo beri qe Amerika ti kundervihej ne gare ushtarake dhe ekonomike(qe as diskutohej)gjersa e shkaterroi ate diktature e cila s’ndryshonte aspak nga ajo naziste…
Ndersa Japonine,qe nuk ishte me pak e fuqishme ushtarakisht dhe me popullsi gadi dy here sa Gjermanija,e cila kishte pushtuar teritore pa fund ne lindjen e larget,qe vetem Amerika qe e shpartalloi.Lexo pak histori qe te mesojsh te verteten e jo ato te formave te edukmit te stalinistit Enver Hoxha,qe nga frika nga popolli,kopjonte Stalin, genjente e bente gjithcka per te mbajtur karrigen e pamerituar. ..