“Më ka kapur Al Kaeda” (FOTO)

17 Janar 2013, 20:30Bota TEMA
“Më ka kapur Al Kaeda” (FOTO)

Një punonjës nafte në Algjeri arriti të bëjë një telefonatë me familjen e tij për të treguar se e kishte kapur Al Kaeda, pak orë përpara se një përpjekje për lirimin e tyre të sillte të paktën 35 të vrarë.

Britaniku Stephen McFaul u izolua në një dhomë me disa të tjerë, ndërkohë që militantët e armatosur sulmuan vendin e tyre të punës në një zonë të largët në shkretëtirën afrikane.

Ai arriti të telefononte vëllain e tij, Britan, që tha se kishte dëgjuar në sfond krisma armësh përpara se të binte linja.

Disa orë më vonë, Stephen arriti të telefonojë sërish, por kësaj here për të dhënë lajmin e keq se “Al Kaeda më ka kapur”.

Pengmarrja përfundoi në gjakderdhje, pasi forcat algjeriane ndërmorën një mision shpëtimi, pa paralajmëruar aleatët perëndimorë.

Por McFaul arriti të arratisej.

35 nga pengjet mendohet se janë vrarë. Po ashtu mendohet se janë vrarë edhe 15 militantë islamikë.

McFaul ishte mes 25 pengjeve perëndimorë që arriti të arratisej.

Militantët islamikë, që nisën të veprojnë pas sulmit të Francës ndaj rebelëve islamikë në Mali, thonë se mes 35 pengjeve të vrarë kishte amerikanë e britanikë.

Ndërkohë burime të tjera thonë se vetëm gjashtë pengje janë vrarë.

Situata është ende kaotike dhe raportimet nuk janë të sakta.

3 komente në ““Më ka kapur Al Kaeda” (FOTO)”

  1. Ramy says:

    Si ka mundesi qê Grekerit nuk kanê telashe me terroristet e Alkaides? sigurisht kanê nje gjakê

  2. fieraku4u says:

    KETYRE MJEKER CJAPVE DUHET Q… NENA. DUHEN SHFARROSUR NGA FAQA E DHEUT.

    KETA DUAN TA COJNE NJERZIMIN 2000 VJET MBRAPA.

  3. epiri says:

    o RAMIZ mos i shaj greket, sepse ata jane dajat e shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje