Ish- kryeministri italian, Silvio Berluskoni thotë se nuk do të rikthehet si kryeministër edhe nëse partia e tij fiton zgjedhjet muajin e ardhshëm.
Sipas BBC, lajmin e ka bërë të ditur Roberto Maroni, një aleat i Berluskonit. Ai tha se kjo gjë është përjashtuar nga një marrëveshje mes partisë së tij, Liga e Veriut, dhe partisë së Berluskonit, Populli i Lirisë.
Dy partitë shpresojnë të formojnë një qeveri të qendrës së djathtë, por nuk kanë dalë akoma me një kandidat për kryeministër.
Berluskoni mund të marrë postin e ministrit të Ekonomisë.
Berluskoni më herët kishte thënë se sekretari i partisë së tij, Angelino Alfano mund të jetë kandidat për kryeministër, kurse Berluskoni do jetë ministër i Ekonomisë.
Maroni tha se pakti bipartizan e thekson qartë se Berluskoni nuk do të jetë kryeministër.
“Silvio Berluskoni e ka pranuar kërkesën për të mos garuar për kryeministër,” tha Maroni.
Po c’qeveri do formojne keta more aman kur te dy bashke nuk kapin as 20%. Edhe kete fale mediave qe kane, ku dalin dhe bejne monologje te gjata, se sa mire e lane ekonomine e sa keq ja u katandisi Monti dhe Merkel.
Besoj se kesaj radhe italianet do hapin syte dhe do denojne partite politike duke votuar listen e Beppe Grillos
Sali Berisha mundet te fitoje por Berluskoni kurre. Them se sali Berisha mundet te fitoje se eshte kriminel i heshtur. Populli duke e ditur, do ti hapi rruge se opozita nuk ka foca me e ndihmue. Partia e Berluskonit dhe Lega Nord jane bere si P.D.ja e sali Berishes.