BE, presion Egjiptit për Kushtetutën e re

3 Dhjetor 2012, 22:29Bota TEMA

Bashkimi Evropian është tepër i balancuar në formulimin e një gjykimi mbi projektkushtetutën e re egjiptiane, por “si shembull, të drejtat e grave nuk sanksionohen, mungojnë fare në këtë dokument”, u shpreh sot Bernardino Leon, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Jugun e Mesdheut, në përgjigje të disa pyetjeve të eurodeputetëve në Bruksel.

“Për sa i takon Kushtetutës së re një vlerësim i parë nuk bëhet mbi atë çka dokumenti përmban, por mbi të gjitha mbi atë çka nuk e përmban. Si shembull mund të merren të drejtat e grave që nuk figurojnë në dokument. Nevojitet më tepër kohë për të realizuar një vlerësim të hollësishëm dhe fatkeqësisht besoj se nuk ekziston kjo kohë,” theksoi ai.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së deklaroi se objektivi për Egjiptin duhet të ishte një Kushtetutë demokratike, që të garantojë “plotësisht dinjitetin e të gjitha palëve”.

Në marrëdhëniet me Kajron, diplomacia e Brukselit nënvizon “rëndësinë e pluralizmit, pavarësisë së pushteteve, dhe respektin për minoritetet”.

1 komente në “BE, presion Egjiptit për Kushtetutën e re”

  1. tourkofagos says:

    …..te drejta te grave ne kushtetuten e muslim brodhers…!!!!????
    hahahahahaha………a more evropiane,ata kane fytyre njeriu,por jane kafshe,kshq mos e rruani shume per arapet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje