Momenti i goditjes
Forcat ajrore izraelite thonë se kanë rrëzuar një avion të vogël pa pilot, që kishte hyrë në hapësirën e tyre ajrore në jug të vendit.
Sipas BBC, trupat po kërkojnë për mbetjet e avionit në veri të shkretëtirës Negev. Nuk është ende e qartë se nga ka ardhur.
Mediat vendase citojnë zyrtarë që të thonë se avioni po fluturonte nga perëndimi, por jo nga Rripi i Gazës.
Forca Mbrojtëse e Izraelit thotë se po shqyrton rrugën që ka ndjekur avioni dhe nëse ai ka qenë në një mision njohje apo ka pasur qëllime terroriste.
Megjithatë një radio izraelite citon një zëdhënës të ushtrisë që thotë se avioni nuk kishte eksploziv.
Korrespondentët thonë se dhjetëra avionë të vegjël pa pilotë kanë hyrë në Izrael në të shkuarën, por nga veriu.
Në tre raste janë pikasur avionë pa pilotë, që i përkasin Hezbollahut, lëvizjes shia në Liban.
Një anije e flotës izraelite u dëmtua nga një drone në vitin 2006.
Anija nuk u demtua nga nje drone o Temaa. Anija u godit nga nje rakete antianije e prodhimit iranian, bazuar mbi nje model kinez dhe leshuar nga bregu prej Hezbollahut dhe me ndihmen e ekspertizes iraniane te gardes revolucionare
Keto lajme qe nxjerin Izrailanet mundet te jene publiçita qe i ben fuqise ushtarake.