Kina fut në shërbim aeroplanmbajtësen e saj të parë

25 Shtator 2012, 10:38Bota TEMA

Ministria e Mbrojtjes në Kinë bëri të ditur se ka futur në shërbim aeroplanmbajtësen e saj të parë.

Sipas BBC, anija Liaoning, e gjatë 300 metër, është rinovuar në Kinë dhe mban emrin e krahinës ku u bënë rregullimet e mëtejshme. Ajo është një aeroplanmbajtëse sovjetike, e blerë në Ukrainë.

Aktualisht ajo nuk ka ndonjë aeroplan, por po përdoret për stërvitje.

Kina thotë se aeroplanmbajtësja do të rrisë kapacitetet e saj për të mbrojtur interesat e vendit.

Lajmi vjen në një moment kur Japonia dhe të tjera vende në rajon kanë shprehur shqetësim për forcën detare kineze, që po vjen gjithmonë në rritje.

Po ashtu Kina e Japonia janë përfshirë në një përplasje të hidhur në lidhje me disa ishuj në Detin e Kinës Jugore.

Shumë shtete të Azisë Juglindore thonë se Kina ka shtuar pretendimet e saj territoriale në zonën e Detit të Kinës Jugore.

Korrespondenti i BBC thotë se aeroplanmbajtësja e Kinës është një sinjal se ky vend po bëhet një fuqi e madhe.

Liderët e vendit komunist shpenzojnë miliarda për të modernizuar forcat e tyre të armatosura, duke e shtrirë fuqinë e tyre përtej kufijve të Kinës.

Aeroplanmbajtësja Liaoning, dikur quhej Varyag. Ajo nisi të ndërtohej në vitet ’80 për flotën sovjetike, por nuk u kompletua kurrë. Kur ra Bashkimi Sovjetik, ajo mbeti në Ukrainë dhe doli në shitje për skrap.

Një kompani kineze, e lidhur me Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës, e bleu atë.

Fillimisht u tha se ajo do ishte një kazino lundruese. Por më pas aeroplanmbajtësja u dërgua në Kinë, ku iu nënshtrua rregullimeve.

Vjet në qershor u publikuan fotot e para të saj.

3 komente në “Kina fut në shërbim aeroplanmbajtësen e saj të parë”

  1. ky eshte vetem FILLIMI…KUSH do te jete super fuqia e re ,, kina APO amerika???????????

    1. Korabi says:

      Amerika aeroplanmbajteset i ka patur qe ne WW2, Kina akoma ka teknologji ushtarake Sovjetike, pra minimalisht eshte 20 vjet mbrapa. Per teknologji ushtarake ShBA-te jane shume larg te tjereve deri ne kete moment.

  2. e verteta says:

    Para 40 vitesh Amerika kishte 70 areoplanmbajtse moderne.Ne kohen e luftes se dyte botrore Japonija dhe Anlija mund te kishin nga 10 apo 15 areoplanmbajytese..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje