Horror në Pakistan, avioni bie mbi fshat, dyshohet për 150 viktima (FOTO)

20 Prill 2012, 21:47Bota TEMA
Horror në Pakistan, avioni bie mbi fshat, dyshohet për 150 viktima

Ministri i Brendshëm thotë se avioni është goditur nga një rrufe

 

Një avion është rrëzuar pranë kryeqytetit pakistanez, Islamabad, duke rënë mbi një fshat. Mendohet se në total janë 150 viktima nga aksidenti i rëndë.

Mendohet se në avion ishin 127 pasagjerë. Mësohet se shumë viktima ka pasur edhe mes fshatarëve të Hussain Abat.

Një zëdhënës i policisë tha se nuk ka asnjë shans për të mbijetuar. Avioni është shkatërruar komplet.

Avioni, një Boeing 737 i linjës Bhoja Air, ishte nisur nga qyteti port Karaçi për tu ulur në Islamabad.

Kontaktet me kullën janë shkëputur në orën 18:40, dhjetë minuta para orarit për tu ulur në kryeqytet.

Shkaku mendohet se është moti i keq, shiu i rrëmbyeshëm, rrufetë e shpeshta dhe shikueshmëria e ulët. Ministri i Brendshëm thotë se avioni është goditur nga një rrufe. Kompania ajrore kishte shpallur falimentimin, por kishte pak kohë që i ishte rikthyer fluturimeve.

 

4 komente në “Horror në Pakistan, avioni bie mbi fshat, dyshohet për 150 viktima (FOTO)”

  1. aqif pallaska says:

    Ca behet me keta te shkretet!!!!!!

  2. Dean says:

    ”BACA” i maleve tona Kreshnike dhe i Kosovareve tan trima,a ishte gje brenda ne avion????
    Kjo me intereso mua.

  3. titi. says:

    te allahut jemi e te ai do kethehemi

  4. niku says:

    allahu thote ne kuran
    kur tju vije lajmi se ka vdekur dikush thoni

    te allahut jemi atij do ti kthehehemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje