Zgjedhjet në Francë, ja dallimet mes Sarkozi dhe Hollande!

19 Prill 2012, 16:34Bota TEMA

Kandidati socjalist Hollande do qe deficiti te ulet deri ne vitin 2017 ne zero dhe ne te njejten kohe te uli borxhet shteterore nga 88 ne 80% te PBB. Sarkozi premton nje buxhet te ekujlibruar ne vitin 2016.
Te dy kandidaten planifikojne te rrisin taksat me qellim qe te ulin deficitin,  por kjo ritje te jete e moderuar. Hollande premton qe kuota e taksave te jete nen 47 % nga 45% qe eshte tani.
Vendimtare jane edhe deklaratat e kandidatit socjalist Hollande ne nivelin simbolik. Sidomos futja e nje takse kufi prej 75%  per njerezit qe kane te ardhura mbi nje miljon Euro. Taksimi ne kete mase duket si nje anakronizmus aventurier. Mos valle Hollande do qe te kthehet prapa ne vitet 1970 ?
Kjo mase ne fakt nuk eshte aq dramatike sic duket sepse sipas ministrise se financave kjo mase do te prekte vetem 3000 taksapagues.
Ne France jane 0,01 % e taksapaguesve qe kane nje te ardhur vjetore me te madhe se 1,2miljon Euro. Ne vitin 2009 keta paguanin nje takse prej 18% dhe sot nje takse  prej 41 %.

Studimet kane treguar se, te ardhurat e te pasurve u rriten ne vitin 2010 me 34%, ndersa rrogat e punetoreve vetem 0,5%. Nuk duhet te jesh pa tjeter komunist qe te kuptosh se diferenca e rrogave midis te pasurve dhe te varferve eshte zhvilluar ne drejtim te gabuar. Te njejten gje do te beje edhe Obama ne Amerike.

Ne vendet e  zhvilluara shtrohen me force pyetjet : Duhet te rriten taksat per te pasurit dhe duhen mbyllur brimat per evasoret fiskale ? Ne se Hollande fiton zgjedhjet keto ceshte do shtrohen me force ne te gjitha vendet e BE.
Permiresimi i bilanzit te shtetit dhe raporti i drejte midis uljes se shpenzimeve dhe rritjes se taksave eshte nja aspekt i shendoshjes ekonomike. Problem dramatik eshte ulja e konkurences se mallrave franceze. Asnje nga kandidatet nuk guxon te futet ne kete fushe te minuar.

Hollande kerkon te sheroje  ekonomine me ulje taksash per ndermarjet e vogla dhe te mesme dhe te japi per ekonomine private kredi te garantuara per investime.
Shkakun kryesor te humbjes se konkurences franceze, pra rrogat e larta, kandidati socjalist nuk guxon ta preke.
Sarkozy ne kete aspekt do qe shpenzimet e punes per punedhenesit ti uli dhe humbjet qe rrjedhin nga kjo ti kompensoje duke ngritur TVSh. Me kete menyre ne fakt qeveria e Merkelit arriti qe te stimuloje ekonomine gjermane. Ketu del pyetja, ne se ne nje vend si Franca, e cila eksporton shume me pak se Gjermania, ulja e shpenzimeve te punes do te japi te njejtin efekt rrites te ekonomise.

Problemi kryesor ekonomik i Frances nuk eshte borxhi shteteror, por deficiti i tregetise se jashteme. Industria e ka humbur aftesine konkuruese, prandaj Franca importon me shume mallra se sa ajo eksporton.
Shkaku kryesor per kete eshte zhvillimi i ndryshem i rrogave ne France dhe Gjermani. Ne fund te viteve 1999 rrogat ne France ishin 8% me te ulta se ne Gjermani. Franza ishte lokomativa ekonomike e Europes dhe kishte teprica pozitive tregetare. Ne periudhen 2000 deri 2012 rrogat ne France u rriten shume me shpejt se ne Gjermani ne te cilen u aplikuan politika te fora te frenimit te rritje se rrogave.Pjesa e luanit e deficiteve franceze ne tregetine e jashteme shkaktohet nga eksportet gjermane.
Kjo pabarasi e rezikeshme mund te korigjohet ne se rrogat e francezeve ulen ose rrogat e gjermaneve rriten.

Ne fakt fuqi shume e madhe per zhvillimin ekonomik te Frances ka vetem Merkeli. Zgjedhja midis Hollande dhe Sarkozy eshte ne fakt nje zgjedhje midis zgjedhjeve te strategjive politike te Europes.
Sarkozy deshiron te kopjoje politiken ekonomike gjermane.
Ne te kunderten Hollande deshiron qe Merkli ne Gjermani te stimuloje tarifat e punes, te toleroje rritjen e inflacjonit dhe qe te behet nje  ndarje racjonale e borxheve ne te gjithe vendet e Eurozones. Kjo do tju jepte mundesi vendeve te Eurozones qe ne to te krijohen impulse per rritje ekonomike dhe te eksporteve. Ne fakt partia socjaliste gjermane SPD ja ka premtuar keto gjera Hollande. Duket gjithashtu se qeveria spanjolle dhe italjane jane dakord me francezet sepse edhe ata duan impulse per rritje. Ne se Hollande do ta arrinte kete me Merkelin eshte nje ceshtje tjeter. Zgjedhjet ne France tregojne me nje kjartesi brutale, qe e ardhmja e Frances nuk vendoset ne Paris ose Bruksel, por ne Berlin.

Permbledhje nga “Das Magazin”.

Pergatiti Agim Hyso

3 komente në “Zgjedhjet në Francë, ja dallimet mes Sarkozi dhe Hollande!”

  1. aqifi says:

    A Agim, me translate.google e paske perkthyer???

  2. Lipe Shtogu says:

    Idiotesira ! Hiqeni nga qarkullimi kete shkrim.

  3. plaku says:

    Desha tju them vetem se, revista kulturore-politike eshte nje reviste serjoze ne Zvicer. Per mua ne kete artikull behet fjale per rendesine qe kane per Europen zgjedhjet ne France. Tani per momentin ne BE po ndiqet shkolla gjermane, pra kursime,kursime dhe vetem kursime duke mos menduar per rritjen e ekonomive te vendeve te BE. Ekonomisti i madh anglez Keyenes, Presidenti Ruzvelt dhe plani i tij i madh “New Deal” i viteve te krizes se madhe ne Amerike te viteve 1929-1935, si dhe Obama, pra shkolla anglosaksone jane per rrugen tjeter te daljes se vendeve te BE nga kriza. Pra rruga e stimulimit te kreditimit, planeve te fuqishme konjukturale per investime ne vepra publike, pra rritje te KERKESES se tregjeve te brendeshme te vendeve te BE, pra rrijte te OFERTES, pra vende pune te reja dhe RRITJE EKONOMIKE. Si ka mundesi ta katandisesh ekonomine greke ashtu sic e katandisi Merkozia ? Ti nuk mund te kursesh kur je ne recesjon. Une personalisht e kuptoj drejte artikullin e mesiperm te revistes zvicerjane.
    Pershendetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje