Policia tajlandeze arrestoi dje në mbrëmje, në aeroportin e Bangkokut, si pjesë e një operacioni të Interpolit, mafiozin Vito Roberto Palazzolo, i cili konsiderohet si një prej bosëve të mafias siciliane, “Cosa Nostra”. Ai është gjurmuar falë kontrollit mbi profilin e tij dhe disa miqve të tij në “Facebook”. Operacioni për kapjen e tij ishte shumë i vështirë, pasi prej vitesh 64-vjeçari, i njohur si bosi i mafias siciliane, kishte ndërruar identitetin nga italian në afrikano-jugor. Me origjinë nga qyteti Terrasini, Palermo, konsiderohet prej vitesh nga policia italiane si një anëtar shumë i rëndësishëm i mafias siciliane apo më mirë krahu i djathtë dhe kryefinancieri i Cosa Nostras italiane. I dënuar përfundimisht në vitin 2009 me nëntë vite burg për lidhje mafioze, ai jetonte që nga mesi i viteve ‘80 nën emrin Robert von Kolbatschenko në Afrikën e Jugut, ku autoritetet kishin refuzuar për ta ekstraduar. Në Afrikën e Jugut, Palazzolo njihej si një biznesmen i madh. Ai kishte ngritur një biznes me ujin mineral dhe me disa depo farmaceutike. Prokuroria dhe policia italiane e kanë cilësuar Vito Roberto Palazzolo si një nga figurat kryesore të Cosa Nostras në këto 20 vitet e fundit, i cili kishte një rol kyç mes biznesit dhe mafias.
hahahahaha,beni c’te doni po mua s’me kapni dot ama se une do shkoj ne abudabi.
Hallall policia e bankok
http://imageshack.us/photo/my-images/844/erdhiprilli.jpg/
hahahhahaha duke e gjurmuar ne Facebook e kapen nuk me besohet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
VETEM NE VUCIDOV NUK TE KAPIN…PO EDHE ATJE TE HA UJKU…
po une jam me bishe se uku.