Arkivoli me trupin e Gadafit përpara se të varrosej (VIDEO)

26 Tetor 2011, 19:31Bota TEMA
Arkivoli me trupin e Gadafit përpara se të varrosej (VIDEO)

Këto janë pamjet e arkivoleve ku shtrihen trupat e kolonel Gadafit, djalit të tij, Mutasim dhe ministrit të Mbrojtjes, Abu Bakr Juniz, pak momentet përpara se të dërgoheshin për tu varrosur në një vend sekret në shkretëtirën libiane.

Videoja e regjistruar me celular tregon tre arkivole të hapur, ku shtrihen tre trupa të mbështjellë me qefin.

Një klerik kryen disa rituale islamike. Mendohet se ai është Kaled Tantush, kleriku personal i Gadafit, që u kap bashkë me të javën që shkoi.

Në ceremoni janë dëshmitarë dhe të paktën dy kushërinj të diktatorit, Mansur Dao Ibrahim dhe Ahmed Ibrahim.

Një person duket që po e filmon të gjithë aktivitetin me një kamera profesionale.

Dy anëtarë të Këshillit Tranzitor Kombëtar më pas shoqërojnë trupat në vendin ku do prehen përfundimisht. Ata janë betuar mbi Kuran se nuk do e tregojnë kurrë vendin ku janë prehur ata.

http://youtu.be/4fS4BB9sVsk

4 komente në “Arkivoli me trupin e Gadafit përpara se të varrosej (VIDEO)”

  1. Kalorsi i zi says:

    Misteret e madheshtise,,,,,,,, fundi i merituar, Genjeshtra mbaron aty ku e verteta fillon.

  2. A T Z says:

    Po Kadafi yne kur e ka radhen?

  3. Agjenti says:

    Taman ja qedhove se ja paskan lan arken celn vec me shti gjadh apo
    te vdekut as vorri mos ju ditet se ka shkua gjat puna.

    1. Kodrasej says:

      O Agjent, meqë i paske mësuar nja dy fjalë, mëso edhe shkronjën “ll”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje