Forcat amerikane u drejtuan tek Bin Laden nga korrieri i tij më i besueshëm, Sheikh Abu Ahmed. Por u desh shumë kohë që CIA të binte në gjurmët e tij.
Në vitin 2004, një nga krerët e Al Kaedas, Hasan Gul, u kap në Irak. Ai u tha agjentëve të CIA-s se Ahmed ishte korrier dhe kishte lidhje të ngushta me Haraj Al Libi, i cili kishte zëvendësuar Kalid Sheik Muhamed si komandant operacional i Al Kaedas. Muhamed është personi më kyç i arrestuar për 11 Shtatorin. Menjëherë CIA arrestoi Al Libin. Gjatë marrjes në pyetje, Al Libi pranoi se atij i ishte premtuar se do zëvendësonte Muhamedin si komandant operacional i Al Kaedas. Fjala i ishte dhënë përmes një korrieri.
Më në fund, Kalid Sheikh Muhamed pranoi se e njihte korrierin. I mbajtur në burgun Guantanamo, ai ishte torturuar 183 herë me mbytje në ujë, por nuk e tregonte emrin e korrierit Ahmed. U desh shumë kohë e mundim që ai të tregonte emrin, por pa dhënë shumë detaje. CIA u vu në gjurmët e tij i bindur se duke kapur korrierin, do gjente edhe Bin Laden. Familja e tij u pikas e para dhe nisi përgjimi. Agjentë të shumtë të CIA-s mbushën Pakistanin. Më në fund atë e pikasën në Peshavar, një qytet kufitar, i mbushur me simpatizantë të Al Kaedas. Ai kishte një Suzuki të bardhë. Agjentët e CIA-s e ndoqën nga pas. Ai shkonte tek një shtëpi me mure të larta në Abotabad. Tashmë ishin të bindur se aty ishte njeriu më i kërkuar në botë.
Në shkurt të këtij viti, ata ishin gati për të vepruar. Fillimisht ata kërkuan ta bombardojnë të gjithë vendin, por Barak Obama e hodhi poshtë planin duke thënë se nuk do kishte prova se Bin Laden ka vdekur.
Më pas gjërat u komplikuan. Marrëdhëniet mes SHBA e Pakistanit u tensionuan pasi një kontraktor i CIA-s vrau dy pakistanezë. Më pas erdhën dhe dokumentat e Wikileaks që flisnin për korrierët e Bin Laden, duke e quajtur Abotabadin si një fole të Al Kaedas. Ekzistonte rreziku që Bin Laden të arratisej.
Në orët e para të 1 majit, dy duzina me anëtarë të ekipit elitar SEAL hynë në aksion. Bin Laden u qëllua dy herë. Bija e tij, 12 vjeç, e pa duke vdekur.
Skuadra amerikane u largua duke marrë me vete disa kompjutera dhe dosje. Korrieri Ahmed u vra gjithashtu.
Sot është bërë e ditur se në vilën e tij kishte rreth 17-18 njerëz në kohën e aksionit. Disa informacione bëjnë me dije se Osama ka qëndruar aty për gjashtë vite rresht.
Comments are closed.
LEGJENDA E KETIJ NJERIU PO BEHET AKOMA ME E MADHE NGA DITA QE ESHTE VRA
KA dicka qe nuke shkone LUTEMI ZOTIT QE TE MOSE PREGATISIN NDONJE akte tjeter terrorist
rexha italia,
Francezet thone nje fjali te bukur : ” Cdo mrekulli zgjat tre dite.” Mos ki frike pas tre ditesh Bin Ladeni do harrohet. Ai i perket te kaluares. Al Kaida mbaroi. Ka tre vjet qe nuk ndihet.
Urrejtja nuk i takon te ardhmes, ajo i takon te shkuares.
mbaroi me ne fund dhe ndeshja mids Bin Ladenit dhe USA qe u byll ne barazim 1-1,,pra,
Bin Ladeni 1- USA1,,ja dhe komenti i sakt per kete ndeshje”magjike”
ne ndeshien e pare zhvilluar ne Amerike ne vitin 2001 Bin ladeni fitoi me rrezulatat te paster 1 – 0 duke shenuar brenda kohes se rregullt,,ndeshja e kthimit qe u zhvillua ne Afganistan nuk dha rrezulatatin e duhur per USA-n e cila pretendoi per fitore duke shtytur kohen shtes per 10 vjet deri sa shenoi golin qe donte ne Pakistan