Japonia është tronditur sërish nga një tërmet i rëndë. Bëhet fjalë për një tërmet të shkallës 7.4 Rihter, me epiqendër në Miyagi. Mediat japoneze ndërkohë kanë dhënë alarmin e një tsunami të ri.
Këto të fundit kanë bërë thirrje për banorët e zonës së goditur nga tërmeti që të largohen nga zona pranë bregdetit, për të shkuar në kodra, për shkak të rrezikut të tsunamit.
Ndërkohë, mësohet se teknikët e centralit bërthamor nr. 1 në Fukushima janë larguar, për shkak të rrezikut që paraqet situata. Frika është që ky central mund të shkatërrohet nga tsunami.