Ceremoni mortore për demostruesit e vrarë në Bahrein

16 Shkurt 2011, 17:21Bota TEMA

Manama, — Rreth 2000 persona morën pjesë në varrimin e demostruesve të vrarë nga forcat e Sigurise ne Bahrein. Gjatë ceremonisë mortore në Mahus, një lagje Shiite e kryeqytetit, pjesëmarrësit deklaruan “Populli kërkon pëmbysjen e regjimit.”. Demonstruesi u vra gjatë sulmit të forcave policore në varrimin e një protestuesi tjetër të vrarë me parë. Ministri I Brendshëm, Sheiku Ratsched ben El Chalifa u distancua nga ngjarja gjatë një prononcimi në media duke “shprehur keqardhje te thelle për dy të vrarët”. Ai lajmëroi se përgjegjësit do të vihen para drejtësisë dhe se do të niste një hetim për shkaqet e vërteta të ngjarjes. Ministri theksoi se ai I kishte paralajmëruar forcat e sigurisë atë ditë që të përmbaheshin, në mënyrë që incidente të tilla të shmangeshin.

Në kryeqytetin Manama demonstruesit kishin dalë sërish për të kërkuar reforma te reja dhe largimin e qeverisë. Qindra prej tyre e gdhinë të mërkurën nëpër tenda në Sheshin e Perlave, të cilën demonstruesit pas ngjarjeve në Egjipt e quajnë Sheshi Tahrir.

Në Bahrein, i cili ka një popullsi prej 1.2 milion banorësh jetojnë përgjithësisht Shiitë, Megjithatë shteti I vogël në Gjirin Persik qeveriset nga një dinasti sunite nën drejtimin e Mbretit Muhamed bin Issa el Kalifa.

Lini një Përgjigje