Ministri francez i Industrisë, Eric Besson tha se spiunazhi industrial në Renault do të thotë se vendi po përballej me luftë ekonomike.
Së bashku me partnerin japonez Nissan, Renault po investon shumë drejt makinave elektrike që planifikon të hedhë në treg më vonë këtë vit.
Tre manaxherë të lartë të Renault u pezulluan nga puna të mërkurën në lidhje me dalje të sekreteve.
Dhe ndërsa bota lëviz drejt teknologjive më të pastra, të gjelbëra, gara për të prodhuar makina të suksesshme elektrike të afta për të sfiduar versionet me naftë ka filluar.
Dhe tek Renault ata e marrin këtë betejë shumë seriozisht. Zv. presidenti i kompanisë Christian Husson tha se Renault kishte kryer një hetim të gjatë një mujor për këto dalje sekretesh.
Tre shefa të lartë po i dërgonin sekrete, tha ai, një prodhuesi tjetër makinash që paraqiste një kërcënim të veçantë për pozitën strategjike të kompanisë.
Ende nuk ka detaje se çfarë sekreti është nxjerrë ose tek cila kompani, nëse këto ishin ide të veçanta revolucionare dhe nëse këto ide tani ishin kompromentuar.
Ministri i industrise Eric Besson paralajmëroi se vendi i tij përballej me luftë ekonomike që sugjeron se detajet i janë kaluar manifakturuesit të makinave të një vendi tjetër.
Askujt nuk ka nevojë t’i kujtohet se sa i madh dhe sa i rëndësishëm është prodhimi i makinave për ekonominë me probleme të Francës. Dhe kjo është arsyeja se pse qeveria franceze po mpreh thikat.
“BBC”