Ish presidenti izrealit, fajtor për përdhunim

30 Dhjetor 2010, 12:20Bota TEMA

Drejtësia izraelite ka gjetur fajtor për përdhunim ish- presidentin , Moshe Katsav. Ai rrezikon së paku katër vjet burgim. Vendimi paraqet fundin e një procesi që zgjati rreth pesë vjetë. Katsav, 65 vjeçar, dha dorëheqjen nga presidenca në vitin 2007. Ai u zëvendësua nga Shimon Peres. Ai akuzohet se ka perdhunuar nje punonjese kur ishte minister i Turizmit, dhe ka akuza per ngacmime seksuale kur ishte president. Grupet e te drejtave per grate ne Izrael e kane mirepritur vendimin, kurse ish- presidenti i ka quajtur genjeshtra.

Lini një Përgjigje