6 besimtarë të krishterë kanë humbur jetën në një kishë në Nigeri, gjatë kohës që zhvillohej mesha për Krishtlindjen. Kisha ndodhej në zonën veriore të Nigerisë, ku shumica është myslimane. Asaj i është vënë flaka dhe 6 persona kanë vdekur, ndërsa kanë marrë plagë të rënda edhe shumë persona të tjerë. Policia nigeriane deklaroi se sulmi është kryer nga ana e ekstremistëve islamikë.