Roma është tronditur nga vendosja e bombave në dy ambasada, një në ambasadën zviceriane dhe një në ambasadën kiliane. Një zviceran, pjesëtar i stafit të ambasadës në zvicerane në Romë është plagosur rëndë, teksa personi i dytë, i plagosur në ambasadën e Kilit është në gjendje më të lehtë. Ende nuk dihen autorët dhe arsyet e vendosjes së këtyre bombave. Policia italiane ka nisur hetimet, ndërsa ministri i Brendshëm italian, Fratini, shprehur keqardhjen për ngjarjen. ”Hetuesit po marrin parasysh disa hipoteza, përfshi atë të një grupi anarkist që është duke u organizuar për të destabilizuar vendin. Besohet se sulmi ka lidhje me burgosjen e disa eksponentëve të grupimit në Zvicër”, thonë mediat italiane.
Comments are closed.
Po kryetari i grupit për të drejtat e njeriut, Dick Marty,nga ishte…?