Fjalët e fundit të Richard Holbrooke

15 Dhjetor 2010, 10:55Bota TEMA

Fjalët e fundit të Richard Holbrooke në komunikimin me mjekët kanë qenë për Afganistanin. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Filip Krauli.

Mediat amerikane kanë shkruar se fjalët e fundit të diplomatit veteran që ishte me mision në Afganistan dhe Pakistan ishin: “Patjetër duhet të ndaloni atë luftë në Afganistan”.

“Në një çast ekipi i mjekëve i kishte thënë atij që të çlirohej, mirëpo ai i ishte kundërpërgjigjur se ‘nuk mund të çlirohej, për shkak të shqetësimeve për Afganistanin dhe Pakistanin”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit Amerikan, Krauli.

Diplomati Richard Holbrooke dje ndërroi jetë në moshën 69 vjeçare pas dy operacioneve të vështira në zemër në një spital të Uashingtonit.

Holbrooke ka shërbyer në administratën e Obamës si përfaqësues i posaçëm i SHBA për Afganistanin dhe Pakistanin. Ditën që pësoi goditjen në zemër, ai ishte në një mbledhje në Departamentin e Shtetit, drejtuar nga Sekretaria e Shtetit Hillary Rodham Clinton.

Me një karrierë 45 vjeçare në diplomaci, Holbrooke ishte edhe një nga protagonistët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për kthesën e politikës amerikane në Ballkan. (INA)

1 komente në “Fjalët e fundit të Richard Holbrooke”

  1. mirdashi says:

    deshira e fundit e Richard Holbroke ishte te shikonte emisionin Fokus nga Robert Papa

Comments are closed.

Lini një Përgjigje