Kjo është arma e mrekullisë në luftën ndaj talibanëve

11 Dhjetor 2010, 10:03Bota TEMA

Ekspertët thonë se kjo armë do i ndryshojë faqen luftës në Afganistan. Bëhet fjalë për granatahedhëse, që ka mbërritur tani në Afganistan. Ushtria amerikane ka porositur 12 500 të tilla. Secila prej tyre kushton 35 mijë dollarë. Deri në vitin 2012, çdo njësi në Afganistan do e ketë një armë të tillë. Bëhet fjalë për një armë inteligjente, që me anë të rrezeve lazër mat distancën deri tek objektit. Më pas granata qëllohet, por ajo nuk godet objektin, por shpërthen sipër tij. Në këtë mënyrë ushtarët amerikanë do të mund të luftojnë edhe kundër talibanëve që janë të fshehur, pasi kjo armë nuk do i njohë këto pengesa.

Lini një Përgjigje