Ndërron jetë ndërmjetësuesi Holbrooke

14 Dhjetor 2010, 09:41Bota TEMA
Ndërron jetë ndërmjetësuesi Holbrooke

Ai u sëmurë në punë vetëm disa ditë më parë me probleme në zemër.

Një negociator i hapur dhe i pa kompromis, zoti Hollbruk ishte i njohur për punën e tij në marrëveshjen e Paqës të Dejtonit në vitin 1995 e cila i dha fund luftës në Bosnje.

Por ai kishte një karrierë të gjatë duke filluar me luftën e Vietnamit në vitet 60 të si dhe më vonë ndërmjetësoi edhe në konfliktin e Kosovës.

Roli i tij më i fundit – dhe një nga më të vështirit – ishte si përfaqësues i posaçëm i presidentit Obama në Pakistan dhe në Afganistan.

Lini një Përgjigje