Ata thonë se nuk janë bërë arrestime dhe se nuk kanë gjetur materiale të rrezikshme.
Personi që dyshohej se ishte përgjegjës për dy shpërthime në mes të një zone tregtare në Stokholm u vra në këto shpërthime.
Një faqe interneti islamike e identifikojë atë si një shtetas irakian që kishte studiuar në Angli.
Disa minuta para shpërthimit, agjencia suedeze e lajmeve TT dhe shërbimet e sigurimit morën një email që kërcënonte me sulme për shkak se Suedia nuk i kishte dënuar karikaturat e profetit Muhamed dhe se kishte dërguar trupa në Afganistan
Shërbimi suedez i sigurisë thotë se po i konsideron shpërthimet e së shtunës si krim terrorist.
Shpërthimet ndodhën në mes të një zone tregtare të ngarkuar. Një burrë u gjet i vdekur pas sincidentit ndërsa dëshmitarët thanë se po barte një mjet shpërthyes.