Khodorkovsky, armiku i Vladimir Putin, shpallet fajtor

27 Dhjetor 2010, 10:14Bota TEMA

Ish-biznesmeni rus, Mikhail Khodorkovsky është shpallur fajtor nga një gjykatë në Moskë për përvetësim të paligjshëm fondesh.

Dikur personi më i pasur në Rusi, ai aktualisht po vuan një dënim prej 8 vjetësh burg për evazion fiskal.

Mbështetësit e tij thonë se gjyqi është politikisht i motivuar. Procesi i fundit gjyqësor ndaj tij zgjati pothuaj dy vjet.

Një grup protestuesish u mblodhën jashtë gjykatës në mbështetje të z. Khodorsky.

‘Fajtor’

Mikhail Khodorkovsy dhe partneri tij në biznes, Platon Lebedev u shoqëruan për në gjykatë nga gardianë të armatosur me pranga në duar.

Nga bankën e izoluar prej xhami të akuzuarve, ai përshëndeti me dorë prindërit.

Salla e vogël e gjyqit ishte përplot me gazetarë dhe kameramanë.

Përmes dritares, mund të dëgjohej grupi i protestuesve që thërriste nga jashtë “Liri” dhe “Fusni në burg Putinin”.

Gjykatësi menjëherë la të kuptohej se ai do ta shpallte fajtor për përvetësim fondesh.

‘Betejë për Rusinë’

Z. Khodorkovsky e ka përshkruar gjyqin si një betejë për Rusinë moderne, betejë midis sundimit të ligjit dhe bosëve e politikanëve.

Dy javë më parë kryeministri Putin e përshkroi atë si hajdut.

Gjatë presidencës së z. Putin, z. Khodorkovsky financoi parti të opozitës dhe akuzoi qeverinë ruse për korrupsion.

Në prag të dhënies së vendimit, djali i tij, Pavel, i tha BBC-së se i ati as që kishte menduar ndonjëherë të pranonte fajësinë.

“Im atë është realist dhe po të lexoni deklaratën e tij në gjyq, ai foli për këtë në ditën e fundit dhe tha se ‘unë nuk jam njëri ideal, por kam ideale.

Ai shtoi se për to, ai ishte gati të kalonte dhe ca kohë më shumë në burg.”

“BBC”

Lini një Përgjigje