Një milionë dollarë për makinën e Ahmadinexhadit

2 Janar 2011, 13:32Bota TEMA

Raportet nga Irani thonë se për automobilin e presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad, i cili është nxjerrë në ankand për qëllime humanitare, është dhënë ofertë prej 1 milion dollarësh.

Agjencia gjysëm zyrtare e lajmeve IRNA citoi kreun e Organizatës Sociale të Mirëqenies, Ahmad Esfandiari, të ketë thënë se ofertuesi vjen nga një vend arab, dhe e dëshiron makinën e Ahmadinexhadit për koleksion privat.

Ahmadinexhad e ka nxjerrë në shitje automjetin “Peugeot” të vitit 1977, për të ndihmuar të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuar.

Analistët thonë se hapi është përpjekje e tij për të fituar simpatinë tek popullata e re.

Raportohet se ankandi do të mbahet kah mesi i shkurtit.

“RFE”

3 komente në “Një milionë dollarë për makinën e Ahmadinexhadit”

  1. enovl says:

    o mero eshte dicka pa rendesi per boten mbar shqiptare , na boto lajme qe i perkasin dhe i interesojne shqiperise dhe shqiptareve o mero….

  2. G.Ylli says:

    Kete pune duhet te bejne mjaft politikane te Tiranes,te gjysmojne pasurite e tyre per te shpetuar ata qe po vdesin dhe semuren nga kushtet mizerie te jetes dhe jo te dalin ne shou si superborgjeze nga parate e ketij populli te skllaveruar nder shekuj dhe dekada edhe prej komunisteve qe ferkojne diktatorin e radhes.
    G.Ylli

  3. Qitesi says:

    Po me makinen e blinduar te berishes 700 000 Euro qe ka blere c’fare do behet ja kaloj Nexhua me duket??

Comments are closed.

Lini një Përgjigje