Mikhail Kodorkovski do të vuajë edhe gjashtë vite të tjera në burg. Ish- njeriu më i pasur i Rusisë ishte shpallur të hënën fajtor. Gjykata dha sot vendimin. Kodorkovski akuzohet për vjedhje nga firma e tij dhe për pastrim parash. Në vendim thuhet se Kodorkovski reformohet vetëm nëse është i izoluar nga shoqëria. Perëndimi e ka kundërshtuar ashpër këtë vendim. Kremlini i kërkoi botës perëndimore të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Rusisë.
Comments are closed.
Putini eshte nje Stalin i ri me shkolle dhe modern, asgje me shume.Rusia me te do te shkoje edhe me keq ne te gjithe drejtimet.