Gjermania sipas vlerësimit të autoriteteve duhet të llogarisë për vitin e ri 2011 me një numër azilkërkuesish të ngjashëm me atë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave paraprake të Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë në Nuremberg, kohët e fundit kanë kërkuar azilim rreth 40.000 vetë, gati 50 për qind më shumë se sa më parë. Udhëtimi pa viza për serbët dhe maqedonasit ka bërë që të rritet numri i atyre që kërkojnë azilim. Në pothuajse të gjitha rastet praktikisht ata nuk kanë pasur asnjë shans për të fituar të drejtën e azilimit. Para Krishtlindjeve edhe për qytetarët nga Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina hyri në fuqi lëvizja pa viza në vendet evropiane të zonës Shengen.
“DW”