Arrestohen 33 familjarë të presidentit të rrëzuar të Tunizisë

20 Janar 2011, 10:10Bota TEMA

Televizioni shtetëror i Tunizisë bëri me dije sot se janë arrestuar 33 anëtarë të familjes së presidentit të rrëzuar Zine Ben Ali. Pamjet e transmetuara në televizion tregonin arin e sekuestruar gjatë aksionit të policisë. Ata janë arrestuar ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga vendi. Zyrtarët zvicerianë thonë se drejtuesit e Tunizisë kanë depozituar rreth 620 milion dollarë në bankat zvicerane. Transparency International France ka depozituar një padi për korrupsion ndaj ish- presidentit dhe gruas së tij.

2 komente në “Arrestohen 33 familjarë të presidentit të rrëzuar të Tunizisë”

  1. Ermal says:

    Hajde ishallah kap vala dhe oborrin e Saliut, t’u dalin prej hundesh leket dhe pronat qe kane vjedhur!

  2. Nabukodonosor says:

    Kjo do bere edhe ketu me te Saliut, te Metes e te gjithe hajduteve te tjere.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje