Tapeti i Hungarisë në Bruksel shkakton shumë debate

15 Janar 2011, 13:31Bota TEMA

Hungaria merr presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Për këtë qëllim, në zyrat qendrore të Këshillit të Europës, ku bëhen edhe takimet e rëndësishme, është shtruar një tapet i krijuar nga një artiste hungareze, që ka marrë edhe miratimin e qeverisë. Tapeti përmban pamje të artistëve, mbretërve, shkencëtarëve dhe njerëzve të shquar të Hungarisë. Në tapet, në pjesën e historisë së Hungarisë, ndodhet edhe një hartë e Hungarisë së madhe e vitit 1848. Kjo hartë ka nxitur shumë debate. Disa eurodeputetë thonë se Hungaria po tenton të kapërcejë Traktatin e Trianonit, që i mori vendit dy të tretat e sipërfaqes. Shumë druhen se do ketë nxitje të nacionalizmit pas kësaj shfaqje. Qeveria hungareze thotë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Qeveria e qendrës së djathtë e Viktor Orban është përfshirë në shumë debate kohët e fundit. Një ligj i ashpër për shtypin ka nxitur shumë kritika, po ashtue dhe vendimi për tu dhënë shtetësinë të gjithë hungarezëve kudo që jetojnë.

Lini një Përgjigje