Protestat e adoleshentëve dhe të rinjve në Tunizi kundër papunësisë dhe mungesës së perspektivës, kanë arritur një sukses. Ata kanë gjunjëzuar regjimin. Të rinjtë bënin fajtor për situatën presidentin Zine el Abidine Ben Ali 74 vjeç, që e qeveris vendin në mënyrë autokratike që nga viti 1987. Ai ka shpallur që nuk do kandidojë më, ka hequr censurën dhe ka urdhëruar forcat policore që të mos reagojnë me forcë ndaj të rinjve. Vendimi është pritur me entuziazëm mes të rinjve.