Një gjykatë në Pakistan ka lëshuar një urdhër arresti për ish- drejtuesin ushtarak të Pakistanit, Pervez Musharaf, në lidhje me vrasjen e lideres së opozitës, Benazir Buto. Prokurorët thonë se ai e dinte që talibanët kishin plan për ta vrarë Buton në vitin 2007, por ai nuk veproi për të parandaluar një gjë të tillë. Ata e akuzojnë se ka dështuar për të ofruar sigurinë e nevojshme për ish- kryeministren. Musharaf, që jeton në ekzil në Londër, i ka hedhur poshtë akuzat.