Në Tunizi me të vërtetë është rrëzuar diktatori Ben Ali por arsyet sociale pse ai u rrëzua kanë mbetur, dhe padija se çdo të sjellë e ardhmja është me e madhe se më parë. .
Pra nuk është për tu çuditur që shumë tunezianë tani do ta përdorin lirinë, jo për të ndërtuar një të ardhme në vendin e tyre , por në Europën e pasur. Dyndja e mijërave refugjatëve nga Tunizia nuk është vetëm një problem i Italisë, por I gjithë Bashkimit Europian. Nuk ka asnjë ide se çmund të ndodhë në qoftë se Tunizia dhe Egjipti do të zhyteshin në kaos në vend që ti ofrojnë popullit një perspektivë për të ardhmen nëpërmjet modernizimit ekonomiko-politik.
Ky do të ishte edhe një sinjal I keq për vendet fqinje, duke I thënë se nuk duhet të shpresoni për një të ardhme të ndritur në vendin tuaj. Bashkimi Europian duhet të reagojë shpejt duke bashkëpunuar ekonomikisht me këto vënde, përpara se ti ngelin vetëm mjetet policore për të vepruar, gjë që ministri i brëndshëm Italian e propozon që tani.
Marrë nga Frankfurter Allgemeine Zeitung, Reinhard Veser