Klinton: Po humbasim luftën e informacionit

3 Mars 2011, 14:36Bota TEMA

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore në përgjithësi janë në një luftë informacioni, të cilën po e humbin.

“Ne jemi në një luftë informacioni dhe ne po e humbim atë luftë. Do të jem mjaft e hapur në vlerësimin tim. Al Xhazira po fiton. Kina ka hapur një rrjet televiziv në gjuhën angleze. Rusia ka hapur një rrjet në gjuhën angleze. E kam parë në disa vende dhe është mjaft edukativ. Ne po shkurtohemi. BBC po shkurtohet”, ka thënë Klinton.

Ajo ka theksuar rolin e rëndësishëm që kanë luajtur mediat ndërkombëtare në rrëzimin e Murit të Berkinit. “… por, me përfundimin e Luftës së Ftohtë ne nuk investuam sa duhet në këtë drejtim dhe për këtë po paguajmë çmimin”, ka thënë Klinton.

“RFE”

Lini një Përgjigje